Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë.
Përmes një postimi, Çitaku ditën e shpalljes së Pavarësisë, e ka cilësuar si ditën më të ngrohtë të shekullit, përcjell teve1.info.
“Ishte ftohtë atë ditë Shkurti të vitit 2008. Por ishte njëkohësisht edhe dita më e ngrohtë e shekullit. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, thuhet në postimin e saj./teve1.info/.