TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, presidentja e vendit Vjosa Osmani pranoi sot letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili ndër të tjerash potencoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Letër urimi, presidentja ka pranuar edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë, Kosova mori të premten letra urimi.

Një të tillë e dërgoi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në letrën dërguar homologes së tij Vjosa Osmani, Biden ka potencuar se SHBA-ja është dhe mbetet një partnere e qëndrueshme e Kosovës.

Me këtë rast, ai potencoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, teksa kërkoi nga Kosova që të përmbushë obligimet nga marrëveshjet e kaluara.

“SHBA-ja fuqishëm e mbështet një Kosovë multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. Ne po ashtu vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuara nga BE-ja për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse me Serbinë – një hap i rëndësishëm përpara njohjes reciproke në fund (të procesit). Bashkë me vendet e rajonit dhe botës, SHBA-ja e inkurajon lidershipin e Kosovës që t’i përmbushë obligimet e saj, përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi”, thuhet në letrën uruese.

Letër uruese pati edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.

Përmes saj, ai vlerësoi lidhjen e shtetit të tij me Republikën e Kosovës.

“E vlerësoj lidhjen mes kombeve tona dhe shpresoj se vendet tona të mund të vazhdojnë të punojnë bashkë për çështje të rëndësishme globale, qofshin ato për paqe dhe prosperitet, apo mjedis dhe ndryshime klimatike, nga të cilat do të përfitojnë gjeneratat tona të ardhshme në vitet në vijim”.

Ndërsa presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ndër të tjerash ka thënë se Gjermania do të mbetet një partner i besueshëm dhe i fuqishëm i Kosovës edhe në të ardhmen, ndërsa ka theksuar se do ta mbështesë vendin drejt një të ardhme paqësore, evropiane.

Me 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është shpallur Pavarësia e Kosovës në prani të shumë ambsadorëve dhe personazheve të larta ndërkombëtare dhe vendore.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën