Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka filluar raportimin para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kuvendin e Kosovës, raporton teve1.info
Në raportimin rreth procesit të Dialogut Kosovë-Serbi para deputetëve të Kuvendit, mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë në sallë.
Mediet janë lejuar në fillim të mbledhjes të marrin pamje, derisa raportimi i Bislimit po vazhdon i mbyllur për medie.