TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

by teve1
6 minuta ago
0
A A
Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Fatmir Humolli, ka komentuar vendimin e pritshëm të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Humolli ka deklaruar se nuk pret befasi nga vendimi i gjykatës, të cilën ai e konsideron politike.

“Duke pasur parasysh që është një gjykatë politike, e cila është ndërtuar me presion politik të shteteve të fuqishme ndërkombëtare, që u kanë bërë presion deputetëve të Kosovës për ta ulur dinjitetin e institucioneve tona dhe për ta dëmtuar drejtësinë, është e vështirë të presësh drejtësi nga një gjykatë politike. Tash unë e shoh vetëm nga ky kënd: është gjykatë politike dhe nuk është befasi çfarëdo që ndodh”, ka thënë Humolli.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën që katër ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

“Dëshira ime është që ata të lirohen, por nuk mjafton vetëm dëshira. Institucionet tona nuk kanë qenë të përgjegjshme që nga ndërtimi i kësaj gjykate për të ndërtuar mekanizma që të mos lejojnë që kjo gjykatë të jetë kundër interesave të shtetit të Kosovës dhe luftës së Kosovës”, është shprehur ai.

Humolli ka kritikuar edhe klasën politike në Kosovë, duke e cilësuar si të papërgjegjshme për mënyrën se si është trajtuar çështja e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj shteteve perëndimore që kanë mbështetur themelimin e kësaj gjykate.

“Institucionet tona, në mënyrë të vazhdueshme, e kanë injoruar këtë çështje dhe nuk kanë qenë në gjendje t’u bëjnë presion shteteve perëndimore, të cilat kanë bërë presion për ndërtimin e kësaj gjykate. Kjo për arsye se dukej sikur kishin pasur dëshirë që ish-krerët të dënoheshin. Institucionet kanë qenë të papërgjegjshme, pa dallim, në kuptimin politik”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, duke komentuar paralajmërimin e Ambasadës Amerikane për mundësinë e protestave më 16 shtator, Humolli ka thënë se nuk mund të spekulojë nëse amerikanët kanë informacion për një vendim të mundshëm të gjykatës.

“Zakonisht, Ambasada Amerikane kujdeset për qytetarët e vet dhe në çdo moment e kanë parasysh që mund të ndodhë ndonjë problem në situata të caktuara. Unë nuk mund të merrem me spekulime se amerikanët e dinë saktë nëse ata kanë me u dënuar ose jo, por unë vetëm mund të vij në përfundim që amerikanët dhe shtetet evropiane kanë përgjegjësi për Gjykatën Speciale, e cila na ka poshtëruar si komb. Ata e kanë ndërtuar një gjykatë duke u arsyetuar se shteti serb do të ndihej i lirë nëse dënohen ushtarët tanë, por ata po i ndihmojnë një shteti kriminal. Pra, në vend që ta dekriminalizojnë shtetin serb, ata po e ndihmojnë që shteti serb të ndërtohet mbi baza të krimit të organizuar, sikur që është rasti i fundit me varrosjen e kriminelit Ratko Mlladiq”, ka theksuar Humolli.

Ai ka akuzuar shtetet perëndimore se, sipas tij, po ndihmojnë në rehabilitimin e Serbisë, ndërsa ka kritikuar edhe qasjen e klasës politike kosovare.

“Këto shtete perëndimore bashkëpunojnë me një shtet kriminal, i cili ende i mbështet qeveritarët, ndërkohë që këta qeveritarë e dinë saktë se ku janë kufomat tona, fëmijët tanë të zhdukur etj. Kjo sjellje e shteteve perëndimore është me qëllim për ta rehabilituar Serbinë. Klasa jonë politike është treguar naive dhe naiviteti i tyre ka bërë që ne sot të diskutojmë nëse po dënohen krerët e UÇK-së apo nuk po dënohen”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, më 16 shtator, pas më shumë se dy vjetësh gjykim, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën