TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dënimi i kryshefit të KPM-së, avokati Rudari: Gjykim relativisht i drejtë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dënimi i kryshefit të KPM-së, avokati Rudari: Gjykim relativisht i drejtë

Ish-kryeshefi i KPM-së, Luan Latifi, është shpallur sot fajtor për kërkim dhe marrje ryshfeti. Ai u dënua me dy vite burgim dhe me gjobë prej pesë mijë euro.

E për këtë avokati i “Telkos”, në këtë rast palës së dëmtuar Naim Rudari, i ftuar në emisionin “Ditari ka vlerësuar se ky gjykim ka qenë relativisht i drejtë.

Por që sipas tij, aktakuza në fjalë nuk është ngritur e plotë dhe në përputhje me provat që kanë qenë në dispozicion.

“As unë e as  operatori Telkos nuk ia dëshirojmë të keqen askujt, kjo pra ishte një e keqe e domosdoshme nga përfaqësuesit e KPM–së. Por meqenëse operatori ekonomik ka qenë palë e dëmtuar madje jashtëzakonisht e dëmtuar lidhur me këtë çështje në propocion me aktakuzën, gjykimi ka qenë relativisht i drejtë. Por ne kemi vlerësuar që nga fillimi që aktakuza nuk është ngritur e plotë në përputhje  me provat që kanë pasur në dispozicion”, tha avokati Rudari.

Më tej, ai tha se përveç kësaj ka pasur prova që përfaqësuesit e KPM-së kanë kryer edhe vepra të tjera penale dhe shantazhe.

“Ne kemi vlerësuar se përfaqësues të KPM-së kanë kryer edhe vepra të tjera, jo vetëm veprën penale marrje ryshfeti. Do me thënë ka pasë prova në dispozicion që është kryer vepra penale keqpërdorim i pozitës, madje është kryer edhe vepra penale e shantazhit dhe vepra të tjera por prokuroria ka akuzuar përfundimisht drejtorin e financave dhe kryeshefin e KPM-së me veprën penale marrje ryshfeti. Dhe se vepra penale ka qenë në bashëkryerje fillimisht, ndonëse njëri drejtori i financave kishte pranuar fajësinë dhe çështja është veçuar padrejtësisht. Kemi konsideruar se është veçuar dhe ai është dënuar më parë dhe tani është dënuar edhe kryeshefi i KPM-së”, shtoi ai

Ndryshe, ndaj Latifit, Gjykata Themelore në Prishtinë, mori vendim edhe për ndalim të ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre vitesh.

Kurse ish drejtori i Administratës së KPM-së, Arben Bilalli, kishte pranuar fajësinë në seancën fillestare, me ç’rast Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 140 ditë burgim efektiv dhe 12 mijë euro gjobë./teve1.info./

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën