Presidentja, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde
Temë e diskutimit në këtë takim ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që e njeh euron, si valutën e vetme me të cilën mund të bëhet pagesë, për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit, për zbatimin e kësaj rregulloreje.
Në njoftimin e Presidencën, u fol edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.
“Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë”, thuhet në njoftim.