TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti u drejtohet qytetarëve serb: Nuk e ndaluam dinarin, por nuk do të futet më me thasë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti u drejtohet qytetarëve serb: Nuk e ndaluam dinarin, por nuk do të futet më me thasë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video mesazhi në gjuhën serbe ka thënë se fushata kundër rregullores së BQK-së, që ndalon qarkullimin e dinarit në Kosovës është ngritur mbi gënjeshtra.

Ai ka thënë se rregullorja e re nuk e ndalon Serbinë për t’i ndihmuar qytetaret serb në Kosovë dhe kush e thotë të kundërtën sipas tij bënë progandë dhe synon nxitjen e tensioneve ndër etnike.

“Banka Qendrore tregon qartë se euro është mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë dhe se në këtë drejtim, çdo transaksion duhet të jetë në euro si valuta e vetme zyrtare në Kosovë. Rregullorja e Bankës Qendrore nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët e komunitetit serb në Kosovë. Çdo sugjerim për të kundërtën është propagandë e rreme që synon krijimin e tensioneve etnike. Rregullorja e Bankës Qendrore siguron ligjshmërinë dhe transparencën e parave të importuara në Kosovë, bazuar në Kushtetutën dhe politikën monetare të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kurti në video mesazhin e tij të publikuar në Facebook, përcjell teve1.info

Ai është shprehur se Kosova nuk e ndalon dinarin sikurese nuk ka ndaluar as valutat tjera, por ka thënë se më nuk mund hyjnë përmes kufirit me thasë.

“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro. Kjo politikë mbron qytetarët nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikimit me armë dhe pastrimit të parave. Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufinjëve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, është shprehur Kurti ndër të tjera.

Kurti, i cili në seancën e Këshillimit të Sigurimit të OKB-së, kishte thënë se do tu drejtohet qëytetarëve dhe në gjuhën serbe, ka thënë BQK është e gatshme që përmes Bankës së Serbisë të ofrojë kushte dhe mundësi për konvertimin e parave.

Ai ka thënë se dërgimi i parave deri tash ka mundësuar financimin e grupeve kriminale, ndërsa ka thënë se duhet të kuptohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme dhe se dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis.

“Gjëja më e rëndësishme është të kuptohet dhe besohet se vendosja e shtetit ligjor është e pashmangshme, dërgimi i parave përmes transaksioneve bankare është i pakompromis dhe gëzimi i të drejtave të fituara deri më tani në mënyrë të lirë, nga autoritetet shtetërore në Kosovë, është një pjesë e domosdoshme e garantimit të lirisë së të gjithë qytetarëve për të marrë çdo ndihmë financiare nga cilado palë apo autoritet që vjen përmes rrugëve ligjore”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që të ketë shtyrje të afatit të zbatimit të kësaj rregullore, duke u arsyetuar se duhet më shumë kohë për qytetarët serb që të njoftohen dhe të përgatiten.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Memli Krasniqi kërkon votën e qytetarëve për kandidatët e PDK-së në zgjedhjet e nesërme

​Memli Krasniqi kërkon votën e qytetarëve për kandidatët e PDK-së në zgjedhjet e nesërme

Abdixhiku: Në Junik festa e fitores ka nisur më herët – Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet

Abdixhiku: Në Junik festa e fitores ka nisur më herët – Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

KQZ-ja publikon qendrat e votimit me kusht për balotazhin në 18 komuna

Ushtarët turq të KFOR-it zhvillojnë patrullime nëpër Kosovë për siguri dhe stabilitet

Kapen armë e municione, dy të ndaluar në Vushtrri

Kapen armë e municione, dy të ndaluar në Vushtrri

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Intervistohet nga Policia i zhdukuri që braktisi veturën në Gjilan

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

30 ditë paraburgim për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën