TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pozitë e opozitë kanë dronë se Rusia po e përdorë Serbinë për përshkallëzim të situatës në Kosovë

Mundësi të reja për përshkallëzim të situatës në katër komunat veriore, po shohin anëtarët e komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Kuvendin e Kosovës. Lënia në liri e grupit paramilitar serb, që kreu sulmin në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator, e që përgjegjësinë e mori, Millan Radojiciq, po shohet si potencial për ngritje tensionesh.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile me paga të dyfishta?

Një sulm si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të përsëritet sërish.

Kjo pasi grupi terrorist që veproi në Kosovë, gjendet i lirë në Serbi pa u ndëshkuar.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Dugollit, thotë se mos ndëshkimi i personave përgjegjës për sulmin ndaj Policisë së Kosovës, lë hapësirë për sulme të reja në Kosovë.

“Ekzistojnë shqetësimet e bazuara për një skenar të ngjashëm me vet faktin se përgjegjësit ende janë të lirë, të cilët janë identifikuar me atë informacionin. Janë ende të lirë në serbi, ata vazhdojnë të veprojnë lirshëm pa qenë të ndëshkuar pa qenë të ndaluar. Dhe ky fakt tregon shumë për kompleksitetin e kësaj situate… Ata nuk gjenden në Kosovë, janë diku në Serbi. Në momentin që janë të qasshëm për organet e rendit do të arrestohen”, thotë ai.

E pretendimet se Rusia po e përdor aleatin e saj Serbinë, për të krijuar konflikte  të reja në rajon, përfshirë Kosovën, e thotë edhe deputeti nga LDK-ja, Anton Quni.

“Në rajon e ka aleatin e fuqishëm Serbinë me të cilët ne ende nuk e kemi një epilog pozitiv sa i përket raporteve tona. Po ashtu është Bosnja dhe Hercegovina që kohëve të fundit i ngrit tensionet e ndryshme, në baza etnike, nacionale e tjera. Shqetësimet e ministrit gjerman të mbrojtjes janë me vend, ato duhet të merren në konsideratë nga qevertë në rajon por edhe ajo e Kosovës”, thotë ai.

Ndërsa, Rashit Qalaj nga PDK, mendon se Serbia është e interesuar tashmë të ngritë tensione të reja.

“Kur në vazhdimësi kemi thirrje nga presidenti i Serbisë, nga qeveria e Serbisë, në drejtimin e tensioneve të mundshme etnike gjoja se Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës, po tentojnë të bëjnë një lloj dëbimi të popullit serb nga Kosova gjë që nuk qëndron, mirëpo kjo tregon se Serbia është e interesuar që të ketë incidente të reja në atë rajon”, pohon ai për Tëvë1.

Vitin e kaluar ministria e Punëve të Brendshme pati publikuar 40 persona të nacionaliteti serb, të dyshuar për përfshirje në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, tashmë ka dorëzuar një raport përmbledhës në Bashkimin Evropian për sulmin në Bansjkë, ajo ka kërkuar edhe ekstradimin e Radojiçiqit në Kosovë për tu përballur me drejtësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën