TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Kosova ka nevojë për përkrahjen e Gjermanisë për të parandaluar një sulm tjetër si Banjska

by teve1
2 vjet ago
0
A A

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar se Kosova ka nevojë për përkrahjen e Gjermanisë për të parandaluar një sulm tjetër si ai i 24 shtatorit në Banjskë.

Ajo ka theksuar se Serbia vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës.

“Për fat të keq politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës, dhe angazhohet për akte agresioni ndaj Kosovës dhe natyrshëm që për t’i parandaluar këto sulme në të ardhmen ne kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë. Sulmi terrorist ishe përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkanin Perëndimor” është shprehur ajo.

Osmani ka shprehur mirënjohje ndaj shtetit gjerman për besnikërinë në proceset shtet formuese ndaj Kosovës.

“Gjermania është partnere besnike, një aleate tradicionale dhe historike e Republikës sonë. Gjermania ka qëndruar pranë nesh jo vetëm në periudhat e rënda për popullit të Kosovës, por edhe në procesin e shtet formimit dhe shtet ndërtimit, dhe vazhdon të jetë aleat i yni i fortë përderisa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë tonë dhe pozitën tonë ndërkombëtare, andaj shteti ynë dhe qytetarët e saj do të jenë përherë mirënjohës”, ka thënë më tej ajo.

Gjithashtu, Osmani ka vlerësuar se është koha që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

“Që nga qershori i vitit 1999, Gjermani vazhdon të ketë rol kyç në ofrimin e sigurisë, përmes pranisë ushtarake në kuadër të KFOR-it. Vendimi për rritjen e trupave ushtarake nga ana e Gjermanisë është reflektim i qartë i mbështetjes për popullin tonë, njëkohësisht mbështetje për përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në vendin tonë. Bashkëpunimi ynë ushtarak është dinamik dhe i vazhdueshëm. Tani është koha që Kosova t’i bashkohet partnerëve të saj si anëtare e NATO-s duke filluar me Partneritetin për Paqe”, ka thënë ajo në konferencën e përbashkët.

Ministri gjerman pas Osmani, do të pritet në takim edhe nga kryeministri Kurti e ministri Maqedonci. /teve1.info/

Tags: Boris PistoriusVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën