TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Franca thotë se Rusia do të “përgjigjet” për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Franca thotë se Rusia do të “përgjigjet” për vrasjen e dy francezëve në Ukrainë

Franca ka thënë të premten se Rusia duhet të përgjigjet për vdekjen e dy shtetasve francezë, të cilët u vranë nga një sulm me dronë në rajonin Herson në Ukrainë, derisa po i kryenin detyrat e tyre humanitare.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shkroi në rrjetin social Telegram se dy shtetas francezë u vranë dhe tre shtetas të huaj të tjerë u plagosën nga sulmi në Berislav, një qytet në veri të Hersonit më 1 shkurt.

Prokudin nuk tregoi se për cilin ekip humanitar punonin ata.

“Barbarizmi rus i ka sulmuar civilët në Ukrainë”, shkroi ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, në rrjetin social X.

“Rusia duhet të përgjigjet për krimet e veta”, shtoi ai.

Reagimi i Francës vjen në ditën kur gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara tha të premten se ka juridiksion në shumicën e aspekteve të rastit që Ukraina e ngriti kundër Rusisë, pak pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të vendit fqinj para gati dy vjetëve, raporton REL.

Rasti i ngritur nga Kievi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, akuzon Rusinë se ka shkelur Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, duke pretenduar rrejshëm se pushtimi i 24 shkurtit të vitit 2022, u nis në mënyrë që të frenojë një gjenocid të supozuar ndaj rusishtfolësve në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi në rrjetet sociale se “punëtorët e guximshëm humanitarë francezë i ndihmuan popullit dhe ne gjithmonë do të jemi mirënjohës për humanizmin e tyre”.

Hersoni ka qenë në qendër të sulmeve të forcave ruse në muajt e fundit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-të pranojnë për herë të parë se kanë vendosur armë në hapësirë

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

SHBA-ja zhvendos miliona dollarë ndihmë ushtarake nga Evropa dhe Lindja e Mesme

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Droni i rrëzuar nga NATO në Lituani mbante eksploziv, thotë ministri lituanez

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha: Policia ka marrë masa, presim një vendim të drejtë

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha: Policia ka marrë masa, presim një vendim të drejtë

Gjykatësi Smith: Çështja nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së apo synimin për një Kosovë të pavarur

Gjykatësi Smith: Çështja nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së apo synimin për një Kosovë të pavarur

Auto-Skicë

Ora 10, nis seanca

​Bashkëfshatarët e Kadri Veselit në Mitrovicë presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

​Bashkëfshatarët e Kadri Veselit në Mitrovicë presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

Katër mungesa të konfirmuara te Shqipëria

Forca të shtuara të policisë në Prishtinë

Forca të shtuara të policisë në Prishtinë

Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën