Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën Industriale që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Ky aksion është asistuar nga Policia e Kosovës, e cila edhe ka vendosur shirita në objektet për të liruar hapësirën publike.
Aksioni për lirimin e kësaj hapësirë publike ka nisur që nga ora 12:00.