TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush ishin dëshmitarët e parë që shkuan në vendin ku u vra, Zahiri, Hakifi e Edmondi

Tëvë1, publikon për herë të parë edhe fotografitë e trupave të pajetë të tre ish-ushtarëve të UÇK-së, pasi iu ishte kryer obduksioni. Ju njoftojmë se kronika në vazhdim përmban pamje të ndjeshme dhe nuk përfarohet për fëmijë dhe persona me ndjeshmëri të lartë.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Kush ishin dëshmitarët e parë që shkuan në vendin ku u vra, Zahiri, Hakifi e Edmondi

Nga Prishtina u nisën për në Vushtrri.

Por, për tre heronjtë, rruga do të pritej këtu në fshatin Pestovë.

Forcat serbe kishin rënë në gjurmët e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edomnd Hoxhës.

Kjo bëri strukturat e larta të shtetit serb, ta organizojnë një pritë pikërisht në këtë vend.

E pak orë pasi ndodhi rasti, në vendngjarje erdhën edhe dëshmitarët e parë.

Kjo pasi lajmi arriti edhe në zyrat e LDK-së në Vushtrri.

“Si shkuam në zyre të LDK-së herët, na informuan se diçka ka ndodh tek Pestova, jemi çuar unë dhe një profesoreshë e nderuar, Bahrie Spanca, dhe një djalë me një veturë na ka dërguar tek vendi”, thotë ish-deputeti i LDK-së, Ibush Jonuzi.

Pas kësaj, ish-deputeti nga LDK, Ibush Jonuzi dhe Bahrie Spanca, u nisën për në vendin e ngjarjes.

Por, mbledhja e informacioneve në ato momente, sipas Jonuzit, ishte e vështirë.

“Tri shtëpi kemi hyrë, për me pyet se çfarë ka ndodhur. Na thonin se nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, a u bo ndonjë aksident, a diçka u bë. Njerëzit kishin edhe frikë”, tregon Jonuzi.

Ibushi për Tëvë1, kanë treguar se çfarë panë në orët e para të mëngjesit të 1 shkurtit, kur arritën në vendin ku pas rezistencës së armatosur, heroikisht ra ish-komandanti i UÇK-së, Zahir Pajaziti, bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“E kemi parë, gjaku ka qenë ende i freskët aty, kanë qenë dy molla aty dhe pesë gëzhoja të automatikut. Bahrie Spanca e ka fotografuar gjakun, dmth ka qenë ende i njomë dhe u shihke se ka qenë avra e livruar, që i kanë tërhequr zhagë kufomat e të ndjerëve me i largu nga aty. Ka qenë moment shumë i rëndë për neve”, thotë ai.

E dëshmitë që i mblodhën Jonuzi e Spanca, i dorëzuan në Këshillin për Mbrojtjen, Lirinë dhe të Drejtat e Njeriut.

Por, Tëvë1, ekskluzivisht publikon për herë të parë edhe këto fotografi, në të cilat shihen trupat e pajetë të atyre që njihen si “Pushka e Parë e Lirisë”.

Në njërën prej tyre, shihet trupi i ish-komdantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, vetëm pak kohë pasi ishte vrarë.

Në një foto tjetër, shihet trupi i nipit të Zahirit, luftëtarit nga Lladoci i Podujevës, Hakif  Zejnullahut.

E po ashtu, edhe fotografia me trupin e pajetë, pasi iu kishte bërë obduksioni, të junikasit, Edmond Hoxha.

“Përmes KMLDNJ-së, në u organizuam dhe i bëmë këto fotografi, të cilat po i shihni ju, kemi vizituar familjet e Zahirit, edhe të Hakifit në Lladoc, por kemi shkuar edhe në Junik, te familja e Edmond Hoxhës…Dëshmojnë mënyrat se si janë vrarë, janë vrarë nga afër, me një breshëri plumbash”, ka thënë Behxhet Shala nga KMLDNJ.

Pas përfundimit të luftës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, nga presidenca e Kosovës, u dekoruan me dekoratën e lartë shtetërore, si “Hero të Kosovës”

Tags: vrasjaZahir Pajaziti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani i LDK-së premton rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

Osmani i LDK-së premton rrethrrotullim të ri në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet në 18 komuna më 9 nëntor

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Instalimi i kamerave në kryeqytet drejt fundit, Komuna tregon pikat ku janë vendosur

Emisioni “Ditari” 07.11.2025

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Fabregas tregon të vetmin ndryshim midis epokës aktuale të Arsenalit dhe asaj të Wenger

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Messi mund të rikthehet në “Camp Nou”, Laporta zbulon planin emocionues

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën