TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shefi i NATO-s thekson rëndësinë e mbajtjes së fortë të Aleancës përmes rritjes së investimeve në mbrojtje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Stoltenberg: Ukraina duhet të marrë më shumë armatime të rënda

Një NATO e fortë është në interesin strategjik të SHBA-së, deklaroi shefi i Aleancës, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së fortë të unionit përmes rritjes së investimeve në mbrojtje.

Jon Stoltenberg ndodhet në turneun gjashtë ditor në SHBA deri të enjten për të diskutuar luftën në Ukrainë, e cila së shpejti do të hyjë në vitin e tretë, dhe mbështetjen perëndimore për Kievin.

Stoltenberg u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, si dhe udhëheqësin e pakicës së Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries së bashku me anëtarë të tjerë të Kongresit në Uashington.

Ai, sipas një deklarate të NATO-s, përgëzoi SHBA-në për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës dhe theksoi se kjo mbështetje mbetet vendimtare për “mbijetesën dhe stabilitetin e Evropës” të Ukrainës.

Sipas një deklarate të përbashkët pas takimit të tij me Johnson, ata gjithashtu “trajtuan rëndësinë e dërgimit të një mesazhi të qartë dhe vendimtar presidentit Vladimir Putin se ai nuk do të fitojë luftën e tij të agresionit në Ukrainë”.

Më parë, shefi i NATO-s u takua me sekretarin e Shtetit të SHBA-së Antony Blinken, sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, si dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jack Sullivan.

Miliarda dollarë ndihma amerikane i janë dërguar Ukrainës që nga “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, por ligjvënësit republikanë thuhet se nuk kanë dëshirë të vazhdojnë të mbështesin Kievin dhe në vend të kësaj kanë kërkuar ndryshime të mëdha në politikën e imigracionit dhe kontrollit të kufirit në këmbim të miratimit të më shumë parave. /AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

SHBA-ja dhe Irani ‘janë afër një lloj marrëveshjeje’ për Hormuzin

SHBA-ja dhe Irani ‘janë afër një lloj marrëveshjeje’ për Hormuzin

Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar-sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro kesh

Spanjë, në hetim rrjeti shqiptar-sekuestrohen 21 tonë kokainë dhe 1 milionë euro kesh

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba flet për ofertën e deputetit të PDK-së për koalicion me VV-në

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

Zyba: Pse e do LDK-ja presidentin – mandat nga rezultati zgjedhor apo trashëgimi e fronit?

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

24 vatra zjarri në një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

Policia sekuestron rreth 3 kg marihuanë, përdor armët e zjarrit pasi të dyshuarit sulmuan zyrtarët

“InfoNata” 11.08.2026

“InfoNata” 11.08.2026

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën