TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KADC: Industria e Duhanit  mundohet të zbeh efektet negative të duhanit në shëndetin publik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
KADC: Industria e Duhanit  mundohet të zbeh efektet negative të duhanit në shëndetin publik

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka prezantuar  të martën të gjeturat e hulumtimit “Strategjitë dhe Taktikat e Ndikimit tëIndustrisë së Duhanit në Politikat e Shëndetit Publik në Kosovë”  në tryezën e organizuar me titull “Interferenca e industrisë së duhanit në politikat e kontrollit të duhanit”.

Pjesëmarrës në prezantimin e raportit ishin përfaqësuesit nga  Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit, Rural, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike, shoqëria civile dhe mediet.

Ky raport ka shpërfaqur ndërhyrjet e Industrisë së Duhanit në Udhëzimin Administrativ nr.05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, duke treguar në detaje rastet ku është tentuar që të ketë vonesa në implementimin e UD-së.

Drejtori Ekzekutiv i KADC-së, Shkumbin Spahiu pohoi se industria e duhanit tenton të zbeh perceptimet e zyrtarëve qeveritarë dhe publikut për efektet negative të duhanit duke ekzagjeruar rëndësinë ekonomike të kësaj industrie dhe duke injoruar kostot shëndetësore, mjedisore dhe sociale që shkakton duhani. Spahiu, theksoi që industria e duhanit shfrytëzon odat ekonomike, si Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), për të ndikuar në politikat publike, për të dobësuar dhe penguar zbatimin e politikave të kontrollit të duhanit që mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

“Këto politika shëndetësore bien ndesh me interesat e industrisë së duhanit që synojnë të ruajnë dhe rrisin numrin e duhanpirësve dhe përfitimet ekonomike vetjake të saj”, tha Spahiu, thuhet në komunikatë.

Ndërsa përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë – IsmeHumolli, tha që  industria e duhanit përpiqet të ndërhyjë në të drejtën e qeverive, duke i shpie kështu qeveritë nëpër gjykata. Znj. Humolli, tutje tha është momenti i fundit që Kosova të ndërmarrë hapa konkret në drejtim të zbatimit tëLigjit për Kontrollin e Duhanit.

Kurse, Faik Hoti, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës theksoi që Kosova vazhdon të përballet me sfida në përparimin e politikave të kontrollit të duhanit për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të industrisë së duhanit.Por Hoti shtoi që numri i duhanpirsëve në Kosova ka rënë dukshëm. Siç tha, vetëm një e katërta e popullsisë në vend është duhanpirëse.

Në anën tjetër,Këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, Egzon Azemi tha  që vetëm gjatë muajit janar janë ndarë 520 gjoba për mos respektim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Sipas tij, prej tash e tutje, gjobat që jepen nga inspektorët sanitarë do të procedohen direkt nga Oda e Përmbarueseve.

Ndërsa, gazetarja Natyra Rushiti gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit,u shpreh që ndërhyrja e industrisë së duhanit ka ndikuar në vonimin e aprovimit të UA-së për Vërejtjet e Kombinuara dhe në vazhdimin e tregtimit të produkteve të duhanit pa paralajmërime të duhura shëndetësore, duke pamundësuar që popullata e Kosovës të informohet në mënyrë më të plotë për rreziqet e konsumimit të duhanit.

Si gjetje e raportit, ishte edhe fakti që industria e duhanit ka tentuar të ndërhyjë edhe në dispozitat kyçe të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, sikur që është rasti i kundërshtimit të nenit që ndalon shfaqjen e produkteve të duhanit në pikat e shitjes dhe rasti i ndikimit tek qeveritë e kaluara për të ndryshuar politikat e tatimeve mbi duhanin, në favor të bizneseve specifike brenda sektorit të duhanit.

Një aspekt tjetër i strategjisë së industrisë për të shpërfaqur një imazh të favorshëm në sytë e publikut është sponsorizimi i ngjarjeve dhe çmimeve për gazetarë, si çmimi “VangjushGambeta”.

Njëzëri, të gjitha palët u zotuan se duhet të punojnë më shumë në krijimin e një mjedisi publik të shëndetshëm dhe të mbrojnë politikat e shëndetit publik nga ndërhyrja e industrisë së duhanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Auto Draft

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policët në pritje të pagesave për shtesa, lëndët pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën