Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot viktimat e Holokaustit, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Hoxhaj ka thënë se në këtë ditë kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit .
Tutje, ai ka thënë se Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Kujtojmë miliona njerëz të cilëve iu morën jetët në një faqe të errët të historisë së njerëzimit . Kosova është krenare me popullin e saj që rrezikuan jetën dhe familjet e tyre, për t’i strehuar dhe shpëtuar shumë familje hebreje”, ka shkruar ai.