TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kina i bën thirrje SHBA-së të mos e mbështesë pavarësinë e Tajvanit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kina i bën thirrje SHBA-së të mos e mbështesë pavarësinë e Tajvanit

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha këshilltarit për siguri kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, se Uashingtoni duhet të respektojë zotimin e tij që të mos mbështesë pavarësinë për Tajvanin.

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme kineze pasi Wang dhe Sullivan zhvilluan bisedime në kryeqytetin tajlandez.

Wang tha se zgjedhjet e fundit të mbajtura në Tajvan nuk kanë ndryshuar faktin që ishulli është pjesë e Kinës dhe se sfida më e madhe në raportet Kinë-SHBA është “çështja e pavarësisë së Tajvanit”, u tha në njoftimin e Ministrisë kineze.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se ai nuk mbështet pavarësinë tajvaneze, sepse ligji amerikan kërkon një mbrojtje të besueshme për Tajvanin dhe për SHBA-në që t’i trajtojë të gjitha kërcënimet për ishullin si çështje “të shqetësimit të madh”.

Wang tha po ashtu se të dyja palët duhet të shfrytëzojnë 45-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes dy vendeve si mundësi për të reflektuar në përvojat e së shkuarës dhe ta trajtojnë njëra-tjetrën si palë të barabarta.

Të dyja palët “duhet të angazhohen në një respekt të ndërsjellë, në një bashkëjetesë paqësore, në bashkëpunim kur të dyja do të jenë fituese”, citohet të ketë thënë Wang, sipas njoftimit, raporton REL.

Si Kina, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë thanë se bisedimet ishin konstruktive.

SHBA-ja dhe Kina kanë një sërë mosmarrëveshjesh, nga ato ekonomike e deri te ato gjeopolitike.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë u tha se Sullivan gjatë takimit ka theksuar rëndësinë që të mbahet paqja dhe stabiliteti në mbarë Ngushticën e Tajvanit.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, dhe viteve të fundit ka rritur aktivitetet përreth ishullit, duke dërguar anije dhe avionë.

Më herët gjatë së shtunës, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se Kina nisi drejt ishullit mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup të luftanijeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Qyteti i Krushevcit dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Qyteti i Krushevcit dënon posterët me gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron

Shpërthime në Damask gjatë vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Krenarë që jemi pjesë e Aleancës

Shqipëria pritet të firmosë krijimin e Bankës së Mbrojtjes bashkë me 9 vende aleate në Samitin e NATO-s

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ-ja mblidhet nesër, në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Supremja refuzon ankesën e Listës Serbe për certifikimin e dhjetë kandidatëve për deputetë

Supremja refuzon ankesat kundër vendimeve të PZAP-së

Abdixhiku në takim me Terras: Pas certifikimit të rezultateve të formohen sa më shpejt institucionet

Abdixhiku në takim me Terras: Pas certifikimit të rezultateve të formohen sa më shpejt institucionet

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Kërkohet paraburgim ndaj të arrestuarit në Rahovec për therje me thikë të dy personave

AAK ndryshon emrin e partisë

Gjini: Testi i Arritshmërisë është duke dështuar, të hiqet krejt

Kurti në Greqi: Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar

Kurti në Greqi: Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia gjobit tre drejtues automjetesh për gara shpejtësie në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën