TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova ende nën masat e BE-së, kërkohet largimi i tyre pasi konsiderohet se janë plotësuar kërkesat

Janë bërë më shumë se gjashtë muaj që kur Bashkimi Evropian kishte vendosur masa ndaj Kosovës dhe se ato ende nuk janë hequr. Me nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarëve në komunat veriore po konsiderohet se janë përmbushur kërkesat e faktorit ndërkombëtar për një gjë të tillë.

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kosova ende nën masat e BE-së, kërkohet largimi i tyre pasi konsiderohet se janë plotësuar kërkesat

Që nga qershori i vitit të kaluar, Kosova është nën masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

Me peticionin e nisur së fundmi për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore, janë përmbushur kërkesat e ndërkombëtarëve për t’u hequr këto masa.

Një gjë të tillë, po e kërkon edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili thotë se është e pakuptimtë pse kjo nuk ka ndodhur ende.

“Është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian sa më shpejt t’i tërheqë masat represive ndaj Kosovës, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat bazë para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave, atëherë i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës…17:38 Ka paqartësi brenda vendeve anëtare, se cili është mekanizmi për largimin e masave, por ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtare se si ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm pse ka dërguar katër kryetar komunash në zyrat e tyre që i kanë fituar përmes zgjedhjeve legjitime. Ndërsa, Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist që ka bërë në Banjska. Pra ka një qasje krejtësisht të pa balancuar të Bashkimit Evropian dhe një qasje që ka dëmtuar vendin tonë”, thotë Bislimi.

Edhe njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj vlerëson se Kosova i ka përmbushur detyrat e saj për largimin e masave të tilla. Teksa shpreson se të njëjtat të mos përdoren ndaj vendit për implementimin e marrëveshjeve të tjera.

Kurse, politologu Argjned Zejnaj thotë se pasojat për vendin nga këto veprime të BE-së tashmë janë të dukshme.

Derisa tregon edhe hapat që duhet ndërmarrë nga vendi për largimin e këtyre masave.

Deri te këto masa kishte ardhur pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore e ku serbët lokalë kishin protestuar, gjë që ishte dashur edhe ndërhyrja e njësive Speciale të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Gërmimet në Kalludër – një tjetër arrestim për krime lufte në Zubin Potok

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Gërmimet në Kalludër – një tjetër arrestim për krime lufte në Zubin Potok

​Zjarr në një banesë në Prishtinë

​Zjarr në një banesë në Prishtinë

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Identifikohet dhe një lokacion në Zubin Potok ku dyshohet për mbetje mortore

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

OVL-UÇK: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën