TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtetuesja në Shqipëri kundërshton bllokimin e diplomave për studentët e Mjekësisë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kushtetuesja në Shqipëri kundërshton bllokimin e diplomave për studentët e Mjekësisë

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pranoi pjesërisht të enjten një kërkesë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke shfuqizuar disa nene të ligjit që i detyronte ata të punonin në Shqipëri deri në pesë vjet pas diplomimit.

Sipas Gjykatës, dispozitat e kundërshtuara nga studentët, sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, por ky kufizim ka ardhur për shkak të interesit publik, për të garantuar kujdes shëndetësor.

Ky institucion e ka cilësuar si joproporcional afatin e vendosur nga Qeveria, për ‘mbajtjen peng’ të diplomës, me kërkesë të punës së detyrueshme për pesë vjet.

“Afati pesëvjeçar (i parashikuar nga neni 4 i ligjit) rezulton më i ashpër sesa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati pesëvjeçar nuk është proporcional, dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera trevjeçare dhe dyvjeçare, të përcaktuara në të njëjtin nen”, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji, që synon të ndalojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, u miratua nga Kuvendi, më 21 korrik.

Sipas Qeverisë, Ligji për “trajtimin e veçantë të studentëve, që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë”, ishte masa e duhur për të siguruar shërbime shëndetësore për qytetarët.

Ligji parasheh që studentët që nuk nënshkruajnë marrëveshjen për të zbatuar këtë detyrim, duhet të paguajnë një tarifë që, sipas Qeverisë, është 6.500 euro në vit, por nga përllogaritja e bërë nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, kjo kosto kap vlerën e 2.300 eurove.

Studentët e dërguan ligjin në Gjykatë Kushtetuese në tetor të vitit 2023. Në atë kohë ligji u pezullua deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Me shpalljen e këtij vendimi, Gjykata i la Kuvendit tre muaj kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme.

Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se në ligj mungojnë kriteret për “punësimin me prioritet, trajtimin financiar deri në gjetjen e punës, si dhe përllogaritjen e periudhës së pritjes për t’u punësuar në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim”.

Organizata “Qëndresa Qytetare”, që monitoron problemet në arsim në Shqipëri, dhe ka mbështetur studentët në protestat e tyre, ka reaguar e para, pas vendimit të Gjykatës.

Migen Qiraxhi, drejtues i kësaj organizate, e cilësoi vendimin si një fitore për studentët dhe tha se në këtë mënyrë, “Qeverisë i bllokohet rruga për të mbajtur peng dhe kushtëzuar edhe diplomat e mësuesve, inxhinierëve apo profesioneve të tjera”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kur bëri publike nismën për të frenuar largimin e mjekëve, pati paralajmëruar se i njëjti model do të aplikohet edhe për disa degë të tjera studimi, që vendit të mos i mungojnë profesionistët e fushave të ndryshme.

Ekspertë të mjekësisë kanë deklaruar se “eksodi” i mjekëve nuk zgjidhet me nisma të tilla, por duke rritur pagat e mjekëve dhe duke krijuar kushtet e nevojshme për ushtrimin e këtij profesioni.

Tags: DiplomatFakulteti i MjekesiseShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia njofton zyrtarisht arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën