TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK fajëson qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës: Çmimi është rritur dy herë gjatë kësaj qeverisje

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
LDK fajëson qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës: Çmimi është rritur dy herë gjatë kësaj qeverisje

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se faji i rritjes së madhe të çmimit të rrymës është i Qeverisë.

Në një konferencë për media, Azemi tha se është hera e dytë që qytetarët po pranojnë fatura me shumë marramendëse dhe po kanë vështirësi t’i paguajnë.

Sipas tij, çmimi i rrymës është rritur dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie.

“Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike”, tha Azemi.

Ai ka treguar edhe arsyet se përse është rritur çmimi i rrymës në Kosovë.

“Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë, që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, tha Azemi.

Sipas Azemit, “kjo qeveri s’ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë sepse janë një grupacion i papërvoje që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër”.

Ai tha se LDK është e vetmja parti në Kosovë që ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.

“Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vij nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë”, tha Azemi.

Në fund, Azemi e ka ftuar ministren Artane Rizvanolli në debat televiziv për të diskutuar për energjinë./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Veseli para Gjykatës: S’kam prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Veseli para Gjykatës: S’kam prova që kam kryer krime, familja ime ka jetuar në persekutim

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta  është ndryshe

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta  është ndryshe

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Thaçi: Është vetëm një e vërtetë, unë jam i pafajshëm

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Orav takon Haxhiun, i përmend ligjet që Kuvendi duhet t’i ketë prioritet

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Torino pa Ismajlin edhe ndaj Genoas

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën