TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gratë e reja prezantojnë ide biznesi, fitueset mund të udhëtojnë në Spanjë

by teve1
33 minuta ago
0
A A
Gratë e reja prezantojnë ide biznesi, fitueset mund të udhëtojnë në Spanjë

Është mbajtur aktiviteti “Leaders for Future” National Hub, i cili synon të fuqizojë gratë e reja përmes trajnimeve, rrjetëzimit dhe mbështetjes në zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.

Gjatë aktivitetit janë prezantuar rezultatet e projektit, mjetet digjitale dhe modulet e trajnimit, ndërsa pjesë e programit ishin edhe rrëfimet e disa grave sipërmarrëse nga Kosova, të cilat do të ndajnë përvojat e tyre në rrugëtimin drejt biznesit.

Një nga pikat kryesore të aktivitetit është edhe hapja zyrtare e konkursit kombëtar “Create Your Own Business Plan”, përmes të cilit pjesëmarrëset do të kenë mundësi të konkurrojnë me planet e tyre të biznesit.

Aktiviteti përfshin gjithashtu një sesion të rrjetëzimit mes grave të reja, pronareve të bizneseve, mentorëve dhe punonjësve rinorë, ku pjesëmarrëset do të prezantojnë idetë e tyre dhe do të marrin këshilla e komente të drejtpërdrejta.

Luisa Residi nga Project Support Assistant, ka bërë të ditur se pjesëmarrëset janë përfshirë në tri ëorkshope kryesore, ndërsa përveç tyre kanë pasur mundësi edhe për takime dhe mentorim.

“Gratë të cilat kanë ardhur tek support point-i ynë kanë qenë diku tek 49, të cilat janë ndarë në tre ëorkshop-e kryesore. Të gjitha këto gra kanë qenë në moshën 18 deri në moshën 30-vjeçare”, ka thënë Residi.

Sipas saj, pjesëmarrëset kanë pasur mundësi që, në rast nevoje për mentorim, të kontaktojnë ekipin edhe jashtë aktiviteteve të planifikuara.

Ndërsa përfaqësuesja e Alba Lines, Elsa Demolli, ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve ka ndihmuar kompanitë e transportit të ulin ndjeshëm numrin e thirrjeve dhe mesazheve që pranonin çdo ditë.

Ajo ka treguar se para implementimit të platformës, kompanitë përballeshin me qindra deri në mijëra thirrje dhe mesazhe në ditë, ndërsa transaksionet kryheshin kryesisht në mënyrë manuale dhe me pagesa në cash.

“Çdo kompani ka pasur prej 500 deri në 2000 thirrje edhe mesazhe në ditë. Krejt kjo ka rezultuar në një punë e cila ka pasur një kaos shumë të madh. Krejt transaksionet janë kryer në mënyrë manuale dhe krejt kanë qenë cash”, ka thënë Demolli.

Sipas saj, pas implementimit të platformës digjitale, numri i thirrjeve dhe mesazheve është ulur ndjeshëm.

“Kemi zbritur deri në tetë telefonata totale bashkë me rreziqet, domethënë është një ulje shumë e madhe”, ka deklaruar ajo.

Demolli ka thënë se platforma mundëson edhe sinkronizimin e udhëtimeve, pasqyrimin e tyre në kohë reale dhe transparencë financiare për kompanitë.

Në kuadër të saj, janë ndarë edhe dy grante në vlerë prej 3 mijë eurosh, ndërsa fitueset do të kenë mundësi të udhëtojnë edhe në Reus të Spanjës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca për vrasjen e Sadri Sadriut, në mesin e të akuzuarve edhe ish-polici

Vrasja e Sadri Sadriu, ish-polici Festim Ramadani e pranon fajësinë

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” ndaj shërbimeve shqiptare, njëri nga Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën