TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nga Shkupi me kërkesë specifike për BE-në

Samiti “Ballkani Perëndimor takon BE-në” i mbajtur në Shkup mblodhi me një vend liderët e Ballkanit Perëndimor. Atje ishte dhe Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. Në Samit u diskutuan një sërë çështjesh por që dialogu Kosovë-Serbi mbizotëroi në diskutime.

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Kurti nga Shkupi me kërkesë specifike për BE-në

Në Shkup sërish u mblodhën liderët e Ballkanit Perëndimor.

Nikoqir i këtyre takimeve ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Që të gjashtë shtetet e vogla të rajonit po aspirojnë që të bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane.

Nga blloku evropian kanë deklaruar se janë të hapur për zgjerim, megjithatë kanë kërkuar më shumë reforma nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbështetje për vendet e rajonit për tu bërë anëtare të BE-së kanë premtuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Andaj në këto takime morri pjesë edhe Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Ky i fundit i paralajmëroi liderët e Ballkanit se nuk do të kenë mundësi për të penguar rrugëtimin e njëri-tjetrit për në Bashkimin Evropian.

“Nëse një shtet dëshiron të presë, të vëzhgojë, atëherë qytetarët e atij shteti do të vendosin nëse këta liderë politikë janë të duhurit. Plani i BE-së për rritje nuk është sikurse planet tjera që kemi parë deri më tani. Ai thotë se jo vetëm që duhet të bëni reforma dhe të merrni buxhet më vonë, ai thotë që nëse i bëni reformat e duhura, atëherë kompanitë dhe njerëzit tuaj do të fitojnë liri të BE-së shumë shpejt – lirinë për të lëvizur, për të punuar ku të duan”, tha ai.

Angazhim më të madh nga vendet e rajonit ka kërkuar edhe Drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman.

“Jam i inkurajuar nga përkushtimi juaj dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse qeveritë e rajonit vlerësojnë se ky është një prioritet i lartë, dhe vetëm nëse sigurohen se ndryshimet po ndodhin”, tha zyrtari nga BE
E i gatshëm për reforma është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mes tjerash kërkoi që anëtarësimi i Kosovës në BE të ndahet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Tutje shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe për masat e sigurisë që i sheh si të domosdoshme ndaj Serbisë.

Megjithëse diskutuan përmbi një orë, konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor dështoi.

E krejt në fund, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien. e la edhe një mesazh për Kosovën dhe Serbisë.

“Ne fuqishëm mbështesim udhërrëfyesin që ishte arritur në këtë shtet në Ohër në marsin e vitit të kaluar, dhe besojmë që dy shtetet duhet të punojnë në implementimin përmes dialogut që të zbatojnë udhërrëfyesin plotësisht”, shpreh ai.

Për procesin e dialogut foli edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili tha që kishte një komunikim pozitiv mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Pozitive dukej edhe raporti i Ramës me Kurtin, ku u panë disa herë afër njëri-tjetrit,.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka propozuar një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 për vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse ato i përmbushin me sukses reformat e kërkuara nga blloku evropian.

Tags: Samitit BE- Ballkani Perendimor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut – s’planifikon vizitë të posaçme për “Kalludrën”

Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut – s’planifikon vizitë të posaçme për “Kalludrën”

Kurti përshendet iden e Abdixhikut për president konsensual: Mbrëmë kam dërguar ftesë për takime

Kurti përshendet iden e Abdixhikut për president konsensual: Mbrëmë kam dërguar ftesë për takime

Hamza: Albin Kurti po i mban peng institucionet,  pa rikthimin e rendit kushtetues nuk mund të flitet për asgjë tjetër

Hamza: Albin Kurti po i mban peng institucionet, pa rikthimin e rendit kushtetues nuk mund të flitet për asgjë tjetër

Provat e AKI-së dhe Policisë: Sali u rekrutua nga BIA përmes zyrtarit Zheljko Matoviq

Emisioni “Mesditë” 14.08.2026

FC Vushtrria i prezantoi edhe dy përforcime

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

Barcelona përgatit ofertën e tretë për Rodrin, synon marrëveshjen me Man Cityn

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën