TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e të riut në Podujevë, IPK nis hetimin për mënyrën e trajtimit të rastit nga policia

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Vrasja e të riut në Podujevë, IPK nis hetimin për mënyrën e trajtimit të rastit nga policia

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimin lidhur me trajtimin e rastit të tashmë të ndjerit, L.F nga ana e Policisë së Kosovës.

Në një përgjigje për teve1.info, IPK thotë se janë duke grumbulluar raportet e provat për të shikuar nga fillimi trajtimin e rastit nga policia në drejtim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes që kishte ndodhur më 14 janar në Podujevë, ku L.F mbeti i vdekur pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga dy të rinj.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju informojmë se lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar që përfshin përveç tjerash edhe grumbullimin e informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha shkresave lidhur  me këtë rast. Veprimet tjera do të ndërmerren varësisht nga të gjeturat e hetimit preliminar dhe autorizimeve ligjore të IPK-së” thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Pra, një vrasje në tentativë e cila ishte regjistruar më 14 janar 2024, e që në këtë rast Policia e Kosovës kishte njoftuar se ishte therur me thikë një person, ndërsa dy persona të dyshuar ishin arrestuar, po del se nuk ishte zhvilluar në këtë mënyrë. Kjo pasi që në këtë rast nuk po dyshohet se ka pasur therje me thikë, por rrahje brutale ndaj një të riut me mjete të forta (shkop druri).

Ndërsa në raportin ditor të Policisë së Kosovës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë, ku i riu ishte therur me thikë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje” thuhet në raportin policor të 15 janarit 2024.

Nga një video-incizim që është publikuar në rrjete sociale është parë se i riu fillimisht ishte goditur me veturë nga dy persona të dyshuar e më pas ndaj të njëjtit kishin filluar ta godisnin me mjete të forta.

Tags: Inspektorati Policor i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

55 raste të të shtënave në festa në muajt  qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

55 raste të të shtënave në festa në muajt qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

Pacolli merr vendim për verifikimin e operatorëve të gurëthyesve, 15 ditë afat për dokumentacion

Pacolli njofton për rrënime të objekteve pa leje te Liqeni i Radoniqit

​Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LVV dhe LDK

​Presidenti konsensual, Aleanca kërkon transparencë nga LVV dhe LDK

Bajrami akuzon Kurtin për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve

Bajrami akuzon Kurtin për zvarritje të procesit të formimit të institucioneve

55 raste të të shtënave në festa në muajt  qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

55 raste të të shtënave në festa në muajt qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

Izraeli arreston ministrin palestinez gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Jerusalem

Izraeli arreston ministrin palestinez gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij në Jerusalem

Trumpi shkurton stërvitjet ushtarake me Seulin, përmend marrëdhënien e mirë me Kim Jong-un

Trumpi shkurton stërvitjet ushtarake me Seulin, përmend marrëdhënien e mirë me Kim Jong-un

Humbi dy herë ndjenjat në fushën e lojës, neurologu gjerman shpjegon se çfarë ndodhi me Musialën

Humbi dy herë ndjenjat në fushën e lojës, neurologu gjerman shpjegon se çfarë ndodhi me Musialën

E zbulon vetë Mourinho: Fola personalisht me Rodrin, kishte dyshime për të ardhur te Reali

E zbulon vetë Mourinho: Fola personalisht me Rodrin, kishte dyshime për të ardhur te Reali

Infantino thotë se Trumpi e mirëpret pjesëmarrjen e Iranit në Botëror

Numri 1 i Premier League kritikon ashpër Infantinon: Shtypi butonin e vetëshkatërrimit

GJNP dënon sanksionet e reja të SHBA-së, i quan “sulm flagrant” ndaj pavarësisë gjyqësore

GJNP dënon sanksionet e reja të SHBA-së, i quan “sulm flagrant” ndaj pavarësisë gjyqësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën