TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mosfunksionimi i votimit elektronik, ngarkesë për stafin e Kuvendit

Deputetët e legjislaturës së 8-të, nuk votuan asnjëherë përmes sistemit elektronik në Kuvendin e Kosovës. kjo pasi pajisjet digjitale që e mundësojnë këtë ka disa vjet që janë jashtë funksionit. opozita fajin për këtë ia hedh shumicës parlamentare, ndërsa përball kësaj, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur heshtjen.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i kthehen sallës plenare.

Por, edhe në sesionin e ri pranveror, votimin nuk pritet ta bëjmë përmes sistemit elektronik.

Kjo pasi këto pajisje tash e disa vjet, nuk janë funksionale.

E kjo sipas opozitës, po i dëmton punimet në kuvend.

“Nga viti 2019 apo 2020 e këndej, Kuvendi i Kosovës nuk ka asnjë evidencë se si kanë votuar deputetët, pra sot nëse e merr dhe do me ju referu një marrëveshjeje ndërkombëtare apo një ligj dhe do me ju referu se kush janë deputetë që kanë votuar pro, kanë abstenuar apo kanë votuar kundër…mendoj që është një papërgjegjësi e LVV-së, sepse e drejton Kuvendin”, tha Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

E sipas Arbër Thaçit nga Instituti Demokratik i Kosovës, deputetët e kësaj legjislature asnjëherë nuk votuan në mënyrë elektronike.

“Tenderimi për këtë çështje është shpallur tri herë, në të tri rastet ka dështuar, pra edhe ky i herës së fundit i shpallur në dhjetor të vitit të kaluar. Gjë që e bën skeptike mundësinë e rregullimit të këtij problemi përgjatë kësaj legjislature, tha ai.

Sipas Thaçit, votimi tradicional në shumë raste krijon edhe paqartësi gjatë seancave plenare.

“Ka një lloj ngarkese të stafit administrativ, pasi edhe numërimi dhe çdo gjë përreth le të themi, vullnetit të deputetëve, duhet të matet fizikisht nga punonjësit e Kuvendit, kjo edhe e në rastet e pacaktuara krijon paqartësi për numrat kur votimi është i ngushtë”, shprehet Thaçi

Se kur deputetët pritet t’i kthehen votimit elektronik, Tëvë1 ka pyetur edhe në Kuvendin e Kosovës.

Por, pavarësisht pritjes, këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën