TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pak qytetarë kërkojnë hapjen e rrugës Xhorxh bush”

Një numër i qytetarëve kanë protestuar mesditën e së dielës për hapjen e rrugës ‘’Xhorxh Bush’’ në Prishtinë. Pasi sipas tyre, trafiku është bllokuar dhe pritja e tyre nëpër qendër zgjat me orë të tëra.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Qytetarët protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Hapat i shpejtojnë nëpër sheshin “Xhorxh Bush”.

E destinacioni i tyre është tek semaforët në qendër të kryeqytetit.

Këta po mblidhen që të protestojnë për hapjen e kësaj rruge për qarkullim të automjeteve.

Kjo pasi që sipas tyre është bllokuar trafiku në Prishtinë.

Prandaj kundërshtimin e tyre po e shprehin përmes kësaj proteste, në të cilën u panë pak qytetarë.

“Kemi dalë me tregu budallallëkun që e ka bo një kryetar, që për fat të keq e di shumë mirë sepse është arkitekt dhe ka bërë një krim. Të bllokosh një aks rrugor në një vend ku nuk ka lezet të rrihet siç i ka bërë këto baraka këtu dhe e vonon trafikun me qindra orë dhe ku liron me qindra element gazrash, këto e bën për përfitime”, shprehet Asllan Bajrami
“Këtu nuk përngjan në qytet, këtu përngjan në mas lufte kur kemi qenë, kur është çliru Kosova ka qenë katrahurë. Këtu është rruga palidhje e bllokume, duhet alternativat të bëhen, duhet të bëhet zgjedhja, të pyeten qytetarët”, thotë qytetari Hamit Hoti.

Ata thonë se po presin me orë të tëra në komunikacion.

“Edhe për shoferët edhe kondukterat ngarkesë e madhe. Kallabllëk i madh bëhet në autobus, frymë s’mundesh me marrë. Duhet në qatë kallaballëk prej Rilindjes me prit ti katër orë” shprehet Ramize Curri që mori pjesë në protestë.

Prandaj thanë se janë të dëshpëruar me pjesëmarrjen jo të lartë të qytetarëve.

“Edhe praktikuesit fetar është dashtë me kon ktu. Edhe myslimanët edhe të krishterët”, tha Fatmir Muçolli.

Se sheshi ‘’Xhorxh Bush’’ duhet të shndërrohet në rrugë e thotë edhe deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të VV-së, Jeta Statovci e cila ishte në mesin e protestuesve.
“Nuk është që iu ka përgjigjur kërkesave dhe nevojave qytetare. Për festat e fundvitit ne e pamë që kishim një masë të gravituar këtu mirëpo i gjithë sheshi bazë kishte mbetë i zbrazët, në dëm të bizneseve dhe mobilitetit qytetar. Ndërsa gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, ne shohim se kjo po mbetet e zbrazët, pak e hiç qarkullim të qytetarëve, më shumë hapësirë për qentë endacak. Prandaj e konsiderojmë një projekt jo serioz dhe jo i menduar saktë”, tha ajo.

Ndërkohë, gjatë së shtunës, kryetari Përparim Rama prezantoi projektin për transformimin e bulevardit ‘’Xhorxh Bush’’
Rama theksoi se Bulevardi i kryeqytetit do të shndërrohet në një hapësirë urbane bashkëkohore dhe e cila reflekton mbrojtjen e jetës, promovon një stil të jetës së jetës, më shumë gjelbërim e ajër të pastër.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Deputetja e LVV-së: Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Reshitaj: Akuzat për manipulime në Mitrovicë, tendenca të njerëzve të pakënaqur

Peci reagon për ndërprerjen e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Sumiç: Qendra e votimit në Mitrovicë do të mbyllet, do të nisin hetimet

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

Zhvillimet në Mitrovicë, KQZ del me sqarim

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën