Dje, 27 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.272 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Po ashtu dje janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.968. /Teve1.info/