TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kozniku flet për Arbër Hoxhën në mediat kroate: Ai është fantastik, meriton ftesë në kombëtare, nuk dyshoj se do ketë paraqitje të mira me Dinamon

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kozniku flet për Arbër Hoxhën në mediat kroate: Ai është fantastik, meriton ftesë në kombëtare, nuk dyshoj se do ketë paraqitje të mira me Dinamon

Ardian Kozniku ka folur për mediat kroate në lidhje me transferimin e Arbër Hoxhës nga Slaven Belupo tek Dinamo Zagreb.

Kozniku thotë se Hoxha është lojtar i madh dhe se e njeh atë që nga koha kur ai luajti tek Ballkani, me ç’rast kishte paraqitje të shkëlqyeshme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sa i përket kompensimit, unë vërtet nuk do të hyja në këtë, sepse vetë klubet e dinë më së miri se sa buxhet kanë në dispozicion. Sa i përket cilësisë së vetë Hoxhës, e njoh që më parë kur luante për Ballkanin. Atje ai tregoi potencial të madh dhe premtoi se do të shndërrohej në një lojtar të madh. Unë nuk e kam të qartë pse ai nuk pati një shans te Lokomotiva, sepse dominoi në ligën e Kosovës dhe me bashkëlojtarë më të mirë mund të jetë vetëm më i mirë. Cilësia e tij nuk vihet aspak në dyshim dhe sigurisht që Dinamo nuk e ka njohur rastësisht dhe e ka sjellë. Slaven duhet përgëzuar që e sollën dhe i dhanë një shans, tani ua ka shpërblyer. Hoxhës i uroj vetëm më të mirat dhe të tregojë të gjithë potencialin e tij në Dinamo”, tha fillimisht Kozniku për Index Hr.

Kozniku thotë se Hoxha mund t’i japë shumë Dinamos, sepse ka gjithçka që i duhet një lojtari modern.

“Jam i sigurt se ai mund të japë ndeshje shumë të mira për Dinamon, është vetëm çështje që ai të përshtatet. Është ndryshe të luash në Slaven sesa në Dinamo apo Hajduk, që janë klubet tona më të mëdha dhe je çdo ditë nën lupë. Por, e përsëris, cilësia është aty dhe nuk kam frikë për të. Është mirë edhe për kombëtaren e Kosovës apo Shqipërisë, varësisht se kush do ta thërrasë, sepse besoj se përmes Dinamos mund të meritojë thirrje. Ai tregon cilësi shumë të mira të një lojtari modern pasi ka një këmbë të fortë të majtë dhe të djathtë dhe driblime dhe rishikim të shkëlqyer të lojës”, vazhdoi ai.

Në fund, 56 vjeçari tha se pret që ai ta ketë shansin e tij në Dinamo Zagreb.

Me sa kuptoj unë, Jakirovici ka insistuar për të. Ai ka pasur rastin ta shikojë prej disa vitesh, kështu që jam i sigurt se do ta ketë mundësinë dhe i takon atij të përfitojë prej tij. Gjithmonë ekziston rreziku që një lojtar të mos përshtatet me një klub më të madh, por unë nuk besoj në këtë, në rastin e Hoxhës”, përfundoi Kozniku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Kupën

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

ENBL, Prishtina përball Dinamos në “play-off”

FBK konfirmon finalen e Kupës në Rahovec

Ancelotti deri më 2030 në krye të Brazilit

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Dugolli: E votuam Simiqin për të shmangur dëme të mëdha për shtetin, s’kemi ndryshuar qëndrim

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

Emisioni “Info Nata” 13.02.2026

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën