TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Smakiqi thotë se arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së është politik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Smakiqi thotë se arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së është politik

Xhevdet Smakiqi, avokat i familjes Dakaj, familjari i së cilës, Hasan Dakaj u arrestuar të premten në Serbi, tha se arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së është arrestim politik dhe nuk ka të bëjë fare me aktakuzën, raporton teve1.info

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Smakiqi tha se Dakaj e ka mohuar tërësisht akuzën e cila i është bërë, pasi për kohën të cilën është akuzuar nuk ka qenë fare në atë lokalitet dhe sipas avokatit e kanë ngatërruar edhe në identitet.

“Ka qenë ndalim politik dhe sipas deklarimeve që i ka dhënë Dakaj e ka mohuar në tërësi dyshimet dhe akuzën që i bëhet dhe fare nuk ka qenë në ato lokacione dhe nuk ka qenë as në atë lokalitet dhe e kanë ngatërruar edhe në identitet. Ne konsiderojmë që prokurori serb gabimisht e ka arrestuar dhe tash ai po i nënshtrohet kësaj procedure por ne mendojmë që kjo është taktikë serbe për ti penguar ish-ushtarët e UÇK-së që ta gëzojnë liberalizmin e vizave sepse është një kategori e cila e ka shporrur Serbinë në vitin 1999 si aleate e NATO-s bile po ta shikojmë nga ky ushtarët e UÇK-së konsiderohen edhe si aleancë e NATO-s dhe i bie që ata nesër mund ta arrestojnë edhe ndonjë ish-ushtarë të NATO-s në atë kohë”, tha Smakiqi.

Ai tha se Dakaj si ish-ushtar i UÇK-së është arrestuar vetëm pse ka qenë pjesë për ta larguar Serbinë nga Kosova.

“Vetëm pse ka qenë pjesë për ta larguar Serbinë sepse krimet e luftës, dispozita për të cilën e përdor prokuroria serbe, ato nuk parashkruhen dhe konsideroj që ka qenë ndalim politik, është ndalim politik dhe i kërkojmë institucioneve të Kosovës që të bëjnë më shumë për ta liruar zotin Dakaj. Dyshohet për një pjesëmarrje në një privim të paligjshëm të lirisë ndaj disa qytetarëve joshqiptarë thuhet dhe aty përdoret pjesëmarrja e tij si 19 vjeçar dhe dyshohet sipas nenit 142 të Ligjit penal të Ish-Jugosllavisë për një lokacion në rrethinën e Prizrenit për të cilin zoti dakja fare nuk ka qenë në atë kosh në atë rrethinë. Zoti Dakaj nuk ka operuar fare në atë pjesë dhe kjo i bie që e kanë ngatërruar me dikë tjetër, nuk janë prova që e identifikojnë zotin Dakaj”, u shpreh avokati Smakiqi.

Ai tha se ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Beograd, pas ndalimit që i është bërë në Merdarë të Premten.

Paraprakisht ai ishte dërguar në Kurshumli ku i ishte caktuar paraburgimi prej 1 muaji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci në Mynih takon drejtuesit e Mercedes-Benz, nënshkruhet kontratë trevjeçare për kamionë taktikë

Maqedonci në Mynih takon drejtuesit e Mercedes-Benz, nënshkruhet kontratë trevjeçare për kamionë taktikë

Kurti: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit

REL: Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Katër shtetas serbë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicë të Veriut

Dritat e Ramazanit ndriçojnë sërish Londrën, duke u rikthyer për të katërtin vit radhazi

Dritat e Ramazanit ndriçojnë sërish Londrën, duke u rikthyer për të katërtin vit radhazi

Izraeli vret 9 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Izraeli vret 9 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Maqedonci në Mynih takon drejtuesit e Mercedes-Benz, nënshkruhet kontratë trevjeçare për kamionë taktikë

Maqedonci në Mynih takon drejtuesit e Mercedes-Benz, nënshkruhet kontratë trevjeçare për kamionë taktikë

Kurti: 28 dhjetori do t’ia kalojë fitores së 9 shkurtit

REL: Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

Rama e çon në Kuvend projektligjin për Bordin e Paqes, kërkon miratim me procedurë urgjente

Rama thotë se ka marrë ftesën nga Trump për takimin e Bordit të Paqes: Shqipëria s’do të kontribuojë me para

IPK dërgon katër policë në Prokurori për plagosje aksidentale

Katër shtetas serbë arrestohen për kalim ilegal të kufirit

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje në Mitrovicë të Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën