TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ambasadorët e shohin më dobët diplomacinë se në vitet 90-ta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobëta që nga shpallja e Pavarësisë, vlerësojnë ish-ambasadorët e akredituar në botë, ndërsa dështimin ia faturojnë Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Ish-ambasadorët përmendin sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe mungesën e njohjeve të reja. Ata e shohin Kosovën si të izoluar nga BE-ja si pasojë e veprimeve të institucioneve kosovare.

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, thotë se Kosova ngjashëm si Rusia e Bjellorusia, nuk ka arritur të marrë statusin e vendit kandidat.

Nikaj hedh kritika edhe për moszbatim të obligimeve të marra nga dialogu me Serbinë.

“Unë besoj që Kosova gjendet në pozitat më të vështira në historikun e vet si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare. Në momentin kur ne po flasim  Kosova është një vend nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe është i vetmi vend, duke përjashtuar Rusinë e Bjellorusinë, e cila në kontinentin evropian nuk ka status të kandidatit zyrtar për dallim prej vendeve tjera dhe Kosova është në një trysni të shtuar nga aleatët tanë që të lëviz para disa nga obligimet të cilat i ka në raport me miqtë ndërkombëtar e posaçërisht me dialogun Kosovë-Serbi”, thotë Nikaj.

Nikaj ka përmendur edhe mungesën e njohjeve të reja e mosanëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ai thotë se diplomacia kosovare po kënaqet vetëm me fotografi nga takimet me liderë të huaj.

“Rezultatet e kostot po i paguajmë ne me këtë stagnim në arenën ndërkombëtare. Diplomacia jonë është e kënaqur me fotografi nga takimet të cilat liderët i kanë pasur nëpër vende të ndryshme, mirëpo rezultatet e prekshme për vendin tonë s’kanë ndodhur. Jemi bllokuar në anëtarësime, nuk ka njohje të reja, dialogu është bërë kryetema e raporteve edhe me BE edhe me SHBA dhe s’po shohim asnjë përparim në këto fusha”, thotë Nikaj.

E për gjendjen në arenën ndërkombëtare më i ashpër është treguar Avni Arifi, ish-ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Arifi thotë se diplomacia kosovare nuk ka vizion e strategji dhe se shtetet mike nuk po i mbështesin më veprimet e Qeverisë Kurti.

“Ne kemi pasur në vitet 90-ta Kosova është udhëhequr nga një Lëvizje ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi qenë shtet por kemi qenë të respektuar. Politika e jashtme e Kosovës është më e dobët, është më e parespektuar dhe pa vizion e pa strategji dhe në krahasim me atë politikë të jashtme të viteve të 90-ta kur nuk kemi qenë fare shtet, tani jemi shumë më të dobët. As nuk jemi të respektuar, as nuk jemi të vlerësuar dhe sot mundesh me pa edhe në komunikimet pothuajse nuk e kemi asnjë vend të Evropës që fuqishëm qëndron prapa qëndrimeve të Qeverisë sonë, as në Evropë e as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thotë Arifi.

Ndërsa ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka kërkuar më shumë kujdes sa i përket politikës në arenën ndërkombëtare.

Ai thotë se Kosova në 15 vite të shtet-ndërtimit ka arritur t’i ruajë raportet e mira me aleatët ndërkombëtar.

“15 vjet të raporteve të Kosovës me botën sidomos me demokracinë perëndimore kanë qenë një rrugë e gjatë, e frytshme, me probleme sigurisht, por në këtë rrugëtim ne duhet të bëjmë përpjekje në rend të parë që të ruajmë miqësinë me vendet, sidomos ato që kanë ndihmuar shtet-ndërtimin e aspiratave të kosovarëve për pavarësi dhe duhet të jemi serioz në qasjen tonë në diplomacinë evropiane që në të merremi seriozisht”, thotë Spahiu.

Ndonëse sanksionet nga Bashkimi Evropian janë ende në fuqi, Spahiu nuk i sheh të rënduara raportet me BE-në. Ai shton se nuk ka përkeqësim të raporteve me partnerët ndërkombëtarë por që kërkon më shumë kujdes.

“Po them se kemi kaluar shumë sfida e shumë prova që Kosova i ka kaluar me sukses, kemi ndërtuar marrëdhënie dhe tani është detyrë që të bashkëpunojmë më këto vende dhe t’i riaktualizojmë aspiratat tona, interesat tona si shtet për të ecur drejt integrimeve euroatlantike dhe integrimeve evropiane. Ne kemi pasur ngritje e zbritje në këto raporte, me rëndësi është që nuk ka pasur një përkeqësim apo acarim të hapur me këto vende, partnerët tanë por duhet të ndërtojmë vazhdimisht raporte, të jemi serioz në qasjen tonë edhe në raport me aleatët tanë”, u shpreh Spahiu./EO

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana sekuestron mbi 2000 fishekë në një veturë të ndaluar në segmentin Trudë – Prishtinë

Dogana sekuestron mbi 2000 fishekë në një veturë të ndaluar në segmentin Trudë – Prishtinë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Pesë të lënduar në një aksident në Istog, dy nga ta zyrtarë policorë

26 vjet nga Masakra e Celinës së Rahovecit, rrëfimet e familjarëve

Në Rahovec dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia gjen në veturën e të dyshuarit dokumente të lëshuara nga Serbia për shtetas të tjerë të Kosovës

Dogana sekuestron mbi 2000 fishekë në një veturë të ndaluar në segmentin Trudë – Prishtinë

Dogana sekuestron mbi 2000 fishekë në një veturë të ndaluar në segmentin Trudë – Prishtinë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Pesë të lënduar në një aksident në Istog, dy nga ta zyrtarë policorë

26 vjet nga Masakra e Celinës së Rahovecit, rrëfimet e familjarëve

Në Rahovec dyshohet se është vjedhur një pllakë përkujtimore

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia gjen në veturën e të dyshuarit dokumente të lëshuara nga Serbia për shtetas të tjerë të Kosovës

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Dy persona arrestohen në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte të kryera në vitin 1999

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Vazhdon ngritja e çmimit të naftës në Kosovë, këto janë çmimet e derivateve për sot

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën