TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kamberi për rrahjen e Sanduloviqit: Serbia po shndërrohet në shtet policor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kamberi: Ajo që Kosova pranon t’i garantojë serbëve, ka legjitimitetin ta kërkojë edhe për Luginën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dënuar dhunën e përdorur ndaj politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Kamberi ka theksuar se Serbia po shndërrohet në shtet policor, duke thënë që policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politikë të regjimit.

“Ky është edhe një rast që dëshmon se të pranosh realitetin e ekzistimi të Kosovës shtet, të pranosh fajin për vrasjet dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia i ka kryer në Kosovë, të sulmosh vlerat anti-evropiane që po i propagandon Beogradi zyrtar, do të sulmohesh në mënyrën më brutale nga vetë institucionet e shtetit. Ajo, tani, po kalon edhe kufijtë e autokracisë, ajo po shndërrohet në shtet policor, sepse policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politik të regjimit dhe të idesë së ‘Botës serbe”, ka shkruar ai në Facebook.

Madje sipas tij, Serbia që moti nuk është demokraci.

Më tej, Kamberi ka vlerësuar se arsyeja e rrahjes brutale të Sanduloviqit nga BIA serbe, është se ai ka kërkuar falje në emër të serbëve për vrasjen e familjes Jashari.

“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin. Policia politike serbe (BIA) rrah brutalisht Nikola Sanduloviq, kryetarin e Partisë Republikane në Serbi. Arsye e rrahjes brutale të Nikola Sanduloviq nga BIA, është fakti që ai ka kërkuar falje në emër të serbëve për vrasjen e familjes Jashari, gjatë vizitës së tij në Prekaz. Siç e përmend avokati i tij Çedomir Stojkoviq, një oponent politik i presidentit të Serbisë, “Sanduloviqit i është rrezikuar edhe jeta”, ka shkruar Kamberi.

Po ashtu, Kamberi ka thënë se ideologjia mbizotëruese e regjimit në Serbi akoma mbetet albanofobia./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

27-vjetori i rënies së Bedri Bajramit, familjarë dhe bashkëluftetarë e kujtojnë me krenari

27-vjetori i rënies së Bedri Bajramit, familjarë dhe bashkëluftetarë e kujtojnë me krenari

Vdes në moshën 44-vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Vdes në moshën 44-vjeçare zyrtari i kabinetit të Alban Hysenit

Vetura në ujë dhe dëme deri në 500 mijë euro, uji bllokon sërish aksin rrugor Ferizaj–Gjilan

Vetura në ujë dhe dëme deri në 500 mijë euro, uji bllokon sërish aksin rrugor Ferizaj–Gjilan

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një shtetas i Malit të Zi për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Maloku: Deputetët me vota të shtuara të dorëhiqen, presidentja e meriton mandatin e dytë

Maloku: Deputetët me vota të shtuara të dorëhiqen, presidentja e meriton mandatin e dytë

Stërvitje ajrore e SHBA-së në Lindjen e Mesme mes spekulimeve për sulm ndaj Iranit

Stërvitje ajrore e SHBA-së në Lindjen e Mesme mes spekulimeve për sulm ndaj Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën