Një person është ankuar në polici, ngase ka pranuar mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, rasti është nën hetime.
“Rr. Xhavit Ahmeti, Prishtinë 03.01.2024 – 00:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.