TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

713 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë 2023-tës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bashkëpunuan në kalimin e drogës nga Rinasi në Turqi, arrestohen dy vëllezërit turq 

Foto ilustruese

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë se gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713 licenca për infermierë, certifikata që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës. Ajo vlerëson se sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me një krizë serioze të infermierëve.Sipas tyre, deri më tash nuk janë marrë seriozisht kërkesat dhe kushtet në të cilat punojnë stafi mjekësor.

Gori ka thënë se viti i kaluar është rekord i lëshimit të këtyre certifikatave, teksa gjatë vitit 2022 543 infermierë kanë kërkuar dëshmi të njëjtë, ndërsa viti 2021 ka pasur një rënie të numrit për shkak të pandemisë.

“Në bazë të statistikave të cilat ne i posedojmë, viti 2021 ka pasur një rënie, natyrisht në bazë të analizave është shkak edhe pandemia. Rritja ka qenë në vitin 2022 që ka filluar dukshëm dhe kanë kërkuar për licenca paplastifikim 543 infermierë nga gjithë Kosova. Ndërsa në vitin 2023 ky numër është rritur qind për qind, do të thotë deri me datën 25 të muajit dhjetor 2023 kanë kërkuar 713 licenca të pa plastifikuara, çka do të thotë këto licenca ata i kërkojnë për të migruar në vendet e rajonit dhe për të zhvilluar profesionin më tutje”, ka thënë Gori.

Gori ka thënë se Ligji i Pagave ka shpërfaqur edhe më tej pakënaqësinë e këtij komuniteti. Ajo përmend një sërë shkaktarësh që sipas saj i detyron infermierët të largohen nga Kosova.

“Shkaqet tashme janë të ditura, kushtet financiare e sidomos me ligjin e fundit të pagave i cili ka qitur në pah shumë pakënaqësi, kërkesa, ankesa të komunitetit tim. Realisht një pagë çfarë ata paguhen sot në vendin tonë është e pa mundur për t’i mbuluar shpenzimet mujore e mos të them për ta mbajtur edhe familjen. E ku shumica prej neve si komunitet kemi edhe kredia edhe gjëra të tjera. Infrastruktura natyrisht shëndetësore në Kosovë mbetet për t’u dëshiruar, fluksi i madh i pacienteve në raport me infermieret dhe sigurisht ndonjëri nga ata kërkon një jetë më të mirë, me të sigurt. Tash tregu në rrethin po ju mundëson atyre përveç kushteve më të mira, pagë me të mirë, po ju mundëson banim e natyrisht edhe tërheqje të familjes”, ka thënë ajo.

Kryetarja e OIK-ut, liberalizimin e vizave e sheh si mundësi më të lehtë për të gjetur një vend pune në Evropë. Thotë se kriza për mungesë të infermierëve është duke u thelluar.

“Në bazë të fluksit çfarë është edhe po shihet çdo ditë e më shumë, e mos të them tani edhe me liberalizimin e vizave që mundësi është edhe me e lehtë që ata të ndërrojnë vendbanimin është goxha numër i madh edhe krizë që përveç infermiereve edhe të rinjtë ta lëshojnë vendi tonë. Është për ta ardhur keq me të vërtet sepse ne kemi një rini mjaftë të përgatitur në këtë profesion dhe në një farë mënyre shtetet e rajonit po na marrin produktin e gatshëm, kur në vendin tonë kemi nevojë për ta dhe ky treg nuk po ofron mundësi sa duhet. Sigurisht që është një krizë edhe ajo vetëm po vjen duke u thelluar edhe më tepër”, u shpreh ajo./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Nuk ka sinjale se opozita do e mbështes Konjufcën

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Nxirren edhe 51 trupa nga rrënojat në Gaza

Nxirren edhe 51 trupa nga rrënojat në Gaza

BBC bëhet dëshmitare okulare teksa kolonët izraelitë sulmojnë dhunshëm fshatrat në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë sulmojnë fshatrat palestineze në Bregun Perëndimor

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

Pse dha dorëheqje nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi?- detaje

A mund t’i sigurojë Konjufca votat për Qeverinë brenda 15 ditëve

Nuk ka sinjale se opozita do e mbështes Konjufcën

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Telefona, ora të mençura – rreth 60 mijë euro mallra të sekuestruara nga Dogana e Kosovës

Ka ftuar 27 lojtarë për Euro 2024: Do të largohet vetëm një nga lista – Sylvinho zbuloi se cili është plani i tij

“Ndaj Andorrës, si me Anglinë” – Silvinjo para duelit ku mund të shkruhet historia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën