TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga 12 deri më 15 shkurt nuk do të mbahen seancat në gjykimin ndaj Thaçi dhe të tjerëve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nga 12 deri më 15 shkurt nuk do të mbahen seancat në gjykimin ndaj Thaçi dhe të tjerëve

Anulohen seancat e parapara të mbahen nga 12 deri 15 shkurti 2024, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Anulimi i këtyre seancave është bërë pas kërkesës së mbrojtjes së Kadri Veselit, me arsyen se me vdekjen e avokatit Andrew Strong, dhe rekrutimin e avokatit të ri, këtij të fundit i duhet kohë për tu familjarizuar me këtë proces, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe pse mbrojtja e Vesilit në kërkesën e saj bërë trupit gjykues kishte kërkuar që seancat e planifikuar për 29 deri 31 janar, 1 shkurt dhe 12 deri15 shkurt 2024 të anulohen, Trupi Gjykues këtë kërkese e miratoi pjesërisht, duke aprovuar anulimin vetëm të seancave të mesit të shkurtit.

Në vendimin e Trupit Gjykues të nënshkruar nga kryetari i këtij trupi, Charles Smith III, thuhet se mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij.

Kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit e kishin përkrahur avokatët mbrojtës të Thaçit, Krasniqit dhe Selimit dhe Avokati i Viktimave, ndërsa Prokuroria nuk pati qëndrim lidhur me këtë kërkesë.

Ndryshe, më 11 dhjetor 2023, opinioni publik ishte njoftuar për vdekjen e avokati amerikan Andrew Strong, i cili ishte në ekipin e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas kritikave për ndërhyrje në autostradën “Ibrahim Rugova”, nënshkruhen kontratat për sanimin e rrëshqitjeve

Pas kritikave për ndërhyrje në autostradën “Ibrahim Rugova”, nënshkruhen kontratat për sanimin e rrëshqitjeve

Kosova e rrezikuar nga përhapja e sëmundjes së fruthit, IKShPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve

36 raste me fruth në dy muaj, IKShPK apelon për vaksinimin e fëmijëve

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër persona të lënduar në një aksident në Jabllanicë

Numërohen mbi 40% e votave me postë, LVV merr 70.28%

Tunizia shkarkon selektorin Lamouchi

Tunizia shkarkon selektorin Lamouchi

Kryeprokurorja Vuçetaj priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe të EULEX-it

Kryeprokurorja Vuçetaj priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe të EULEX-it

​Prokuroria trajtoi mbi 1,100 raste korrupsioni në vitin 2025 – sekuestroi pasuri mbi 64 milionë euro

​Prokuroria trajtoi mbi 1,100 raste korrupsioni në vitin 2025 – sekuestroi pasuri mbi 64 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën