TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gëzim dhe pikëllim në QKUK në fillim të 2024

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Gëzim dhe pikëllim në QKUK në fillim të 2024

Janë shenjat e para të jetës.

Kjo pajisje në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, po paralajmëron se një foshnje erdhi në jetë.

Në këtë formë, Naroni u bë foshnja e parë që lindi në vitin 2024.

Për këtë arsye, nata e ndërrimit të motmoteve, kryeministrin e vendit, e gjeti në këtë klinikë.

Stafi i saj, Kurti e Vitinë, e priti me urime.

E urime e lule, kryeministri kishte edhe për nënat e reja.

“Unë jam shumë i lumtur në këto momente të para të vitit 2024 që në QKUK, në Klinikën e Gjinekologjisë që ta ndaj gëzimin me nënat, të cilat i dhanë foshnjat e para të këtij viti. E kemi Rajanën pesë minuta para mesnatës dhe kemi Naronin pesë minuta pas mesnatës. Vizituam të dy nënat, edhe foshnjat, edhe nënat janë shëndosh e mirë. Iu dëshiruam jetë të gjatë, iu dëshiruam shëndet, mbarësi, lumturi””, tha kryeministri i Kosovws, Albin Kurti.

Detaje për nënat dhe foshnjat dha edhe drejtori i klinikës së gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

“Është gjendje e mirë edhe e nënës dhe e fëmijës. Lindja ka shkuar me prerje cezariane për shkak se ka pasur një lindje paraprake me prerje cezariane dhe është dashur patjetër të shkojë edhe me këtë tjetrën”, u shpreh Zef Ndrejaj, Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë.

Por, punë më shumë në natën e Vitit të Ri, patën mjekët në Qendrën Emergjente në QKUK.

Këtu ndihmë mjekësore kërkuan 25 persona si pasojë e lëndimeve të rënda nga mjetet piroteknike.

“25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një pacientë të lënduar me plumb qorr, pacienti i është nënshtruar operacionit, i cili momentalisht ndodhet në Kirurgji. Gjithashtu, ka pasur raste të lëndimit të syrit, gjithsej 3-4 pacientë, prej të cilëve dy si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit plasës, kemi penetrimin e kornesë të syrit”, tha mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

Pavarësisht kësaj, Bajgora shtoi se vetëdijesimi i qytetarëve është më i madh sesa në vitin paraprak.

“Sa i përket fatkeqësisë në trafik nuk ka pasur shumë dhe gjendja e pacientëve është stabile. Mund të ceku se vetëdijesimi i masës, është shumë më i madh sesa vitet e kaluara, dhe kemi një numër jashtëzakonisht të vogël në krahasim me vitet e kaluara, të pacientëve të lënduar nga mjetet piroteknike”, u shpreh Bajgora.

Në fund, nga QKUK kanë bërë të ditur se mosha e të lënduarve është nga fëmijët e deri tek mosha 60 vjeçare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Krasniqi: Nga videoregjistrimet u zbuluan trende të parregullta të votave

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Pantina: Prokuroria duhet të hetojë urgjentisht manipulimin e votave, përgjegjësia s’duhet të ndalet te komisionerët

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën