TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti tha se qeveria ka premtuar korrektësi e përgjegjësi: Po e mbajmë fjalën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti tha se qeveria ka premtuar korrektësi e përgjegjësi: Po e mbajmë fjalën

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu dhe kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu kanë marr pjesë në përurimin e fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

Kurti me këtë rast tha si Qeveri nuk kanë premtuar mrekulli, por korrektësi dhe përgjegjësi, duke shtuar se po e mbajnë fjalën.

Duke folur për fshatin Bardh i Madh, kreu i ekzekutivit tha se banorët e këtij lokaliteti nuk kanë gëzuar mundësi të barabarta të punësimit në ndërmarrjen KEK që jep dritë gjithë Kosovës.

Për KEK-un ai tha se kanë paraparë që të investojmë jo vetëm në modernizimin e Termocentralit të Kosova B, por gjithashtu edhe në rehabilitimin e thellë të dy njësive të Kosovës A.

“Fashit Bardh i Madh është një fashat me 4 mijë banorë, ndër vendbanimet më të mëdha në Republikën tonë, i njohur për minierën sipërfaqësore të thëngjillit, por edhe për klubet e shumta sportive, të cilët e kanë bërë të famshëm në nivel vendi. Bardhi është i njohur për popullsinë punëtore, andaj edhe në takimet tona më banorët këtu në të kaluarën kërkesa ka qenë uji i pijes edhe vendi i punës, banorët nuk kanë gëzuar mundësi të barabarta të punësimit në ndërmarrjen KEK që jep dritë gjithë Kosovës, ne si Qeveri nuk kemi premtuar mrekulli kemi premtuar korrektësi dhe përgjegjësi. Qeveria po e mbanë fjalën sot do ta hedhim gurthemelin e projektit në vlerë 2.8 milionë euro, që do të sjellë ujë të pijshëm rreth 10 mijë banorëve të kësaj ane, i kemi dy lagje në Fushë-Kosovë, dhe gjithashtu fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e madhe”, tha Kurti.

Ai me tej shtoi se KEK-u do të jetë prioritet për Qeverinë dhe se kjo kompani ka nevojë për punëtorë të rinj, prandaj edhe për këtë arsyeje gjatë muajit të fundit janë punësuar 126 punëtorë të rijnë, përfshirë 2 gra dhe aktualisht është i hapur konkursi edhe për 130 teknik të makinerisë.

Kurti pohoi se zhvillimi i ekonomik i vendit e sjellë prosperitet për qytetarët, prandaj edhe investimet do të vazhdojnë dhe se punët duhet të bëhen shpejtë e pa humbur kohë sepse nevojat janë të mëdha.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se vlera e kontratës është 2.8 milionë euro dhe se do të përfitojnë dy fshatar e dy lagje të Fushë-Kosovës.

“Është kënaqësi që po e fillojmë këtë projekte të shumë pritur, i cili ka katër vendbanime, dy fshatra Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe, dhe dy lagje 28 dhe 29 të Fushë-Kosovës, për një çështje tejet esenciale siç është uji i pijes, vlera e kontratës është 2.8 milionë”, tha Krasniqi.

Kurse ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se do të angazhohen maksimalisht që të mbikëqyrin mbarëvajtjen e punimeve.

“Është moment i mirë më u takuar dhe më nënshkrua një projekte që e keni kërkuar prej Qeverisë dhe Qeveria është përkujdese që sot të fillojmë, do të angazhohemi maksimalisht që të mbikëqyrim punët dhe të këtë punime të shpejta”, u shpreh ai./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Auto Draft

“Shtëpia e UÇK-së”, rrëfimi i Isak Qolli në shtëpinë e të cilit u formua një nga celulat e para

Auto Draft

30 ditë kufizime, mësueseje e cila po tenton të largoi nxënësit nga telefoni

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama thotë se një “koalicion i gjerë” do të bëhet së shpejti në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën