Kryeministri, Albin Kurti, do të mbledh sot kabinetin e tij qeveritar.
Siç njofton Qeveria mbledhja pritet të mbahet në orën 12:00.
Pas mbledhjes, Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, do të mbajnë konferencë për media.