Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot dhe nesër (22 dhe 23 dhjetor) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Bëhet e ditur se Radev do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Derisa pas takimit do të ketë edhe një konferencë për media, njofton Presidenca e Kosovës.
Takim është paralajmëruar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit, Radev do të pritet nga Kurti në ora 12:00.