TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në Zagreb përfundon rrugëtimi evropian i Ballkanit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në Zagreb përfundon rrugëtimi evropian i Ballkanit

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani i ka dhënë fund rrugëtimit evropian këtë edicion. Të enjten mbrëma, Ballkani u eliminua nga Liga e Konferencës. Rrugëtimi i Ballkanit në këtë garë përfundoi me humbje në Zagreb, të cilën ia shkaktoi skuadra e Dinamos në kuadër të Grupit C. Në duelin e luajtur në stadiumin “Maksimir”, Dinamo shënoi fitore me rezultatin 3:0 dhe të tri golat i shënoi në 20-të minutat e fundit të ndeshjes.

Në fakt, Dinamo golat i realizoi në harkun kohor prej shtatë minutave për të siguruar kalimin në fazën nokaut.

Me këtë fitore, Dinamo ka përfunduar i dyti në grup me nëntë pikë, nëntë sosh më pak se Viktoria Plzeni që realizoi gjashtë fitore në po aq ndeshje të luajtura në këtë fazë. Ballkani, përfundoi i fundit me katër pikë, sa i ka edhe Astana në pozitën e parafundit.

Për Ballkanin, ky ishte edicioni i dytë rresht në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës që nuk arriti ta kaloj. Edhe edicionin e shkuar, Ballkani u eliminua në këtë fazë duke përfunduar i fundit në grup. Megjithatë, është ekipi i vetëm nga Kosova që për vitin e dytë rresht ka arritur të jetë pjesë e sezonit të rregullt të njërën prej tri garave të UEFA-s. Në gjashtë ndeshje të luajtura këtë edicion, Ballkani ka regjistruar një fitore, një barazim dhe katër humbje. Në duelin e fundit të grupit ndaj Dinamos, Ballkani u mbajt mirë deri në minutën e 70-të.

Madje, Dinamo e zhbllokoi rezultatin në momentet më të mira të Ballkanit. Dino Periq (70’) dhe Bruno Petkoviq (72’, 77’) shënuan për fitoren e Dinamos, që iu hakmor Ballkanit për humbjen në Prishtinë (2:0). Pjesa e parë e takimit përfundoi 0:0, ndonëse skuadra vendase pati një dominim të lehtë dhe në disa raste tentoi ta rrezikonte portën e Enea Koliçit por pa sukses. Gjatë 45 minutave të para, Ballkani tentoi nëpërmjet kundërsulmeve të bëjë diçka më shumë, por prej minutës së 31-të mbeti pa mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili u detyrua të largohet për shkak të lëndimit. Në vend të Gripshit u inkuadrua Marsel Ismajlgeci. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me Ballkanin që filloi sulmet drejt portës së Dinamos dhe u tregua me dominant. Përkundër disa tentimeve dhe gjysmërasteve të krijuara, Ballkani nuk arriti të shënonte. Dhe, kur pritej goli i Ballkanit, skuadra e Dinamos befasoi. Në minutën e 70-të, Dino Periq e zhbllokoi rezultatin. Periq shënoi me kokë pas harkimit të Josip Misiqit nga këndi. Nuk vonoi shumë dhe Dinamo e shënoi edhe golin e dytë. Skuadra vendase e dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë, por këtë herë realizoi sulmuesi Bruno Petkoviq. Petkoviq në minutën e 72-të përfitoi nga një top i kthyer nga Enea Koliçi për të realizuar nga afërsia. I njëjti futbollist shënoi edhe golin e tretë për Dinamon dhe të dytin personal në këtë takim. Në minutën e 77-të, Petkoviq u tregua i saktë nga penalltia, të cilën e shkaktoi mbrojtësi Lumbardh Dellova. Deri në fund të takimit, Ballkani u mundua të shënoj golin e nderit por Dinamo u kujdes që këtë ndeshje ta fitoj me tri gola epërsi. Ndërkohë, dueli tjetër i këtij grupi, ai ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Astanas përfundoi me fitoren 3:0 të ekipit çek. Plzeni dhe Dinamo do të paraqiten në fazën nokaut të grupeve, ndërsa shorti për këtë fazë të Ligës së Konferencës do të tërhiqet të hënën në Nyon të Zvicrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sezoni i Championsit nis të martën

AEK e Aston Villa nisin Championsin me fitore

Real – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Real – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Uzuni vazhdon shkëlqimin nw ShBA,  zgjidhet në skuadrën ideale të turneut ndërkombëtar

Uzuni vazhdon shkëlqimin nw ShBA,  zgjidhet në skuadrën ideale të turneut ndërkombëtar

McTominay e ka kryer të martën me sukses një intervenim në zemër

McTominay e ka kryer të martën me sukses një intervenim në zemër

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

Peci pas takimit me Komandantin e KFOR-it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Peci pas takimit me Komandantin e KFOR-it: Angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit

Komisioni Evropian paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë, pas glorifikimit të Mlladiqit

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Këto janë rregullat e reja për të udhëtuar në Tajlandë

Këto janë rregullat e reja për të udhëtuar në Tajlandë

Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd

Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën