TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Samiti i liderëve të BE-së, Nissinen: Kemi nevojë për demokraci të forta si Kosova dhe Finlanda

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Samiti i liderëve të BE-së, Nissinen: Kemi nevojë për demokraci të forta si Kosova dhe Finlanda

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen thotë se pret që liderët evropianë të marrin vendime të mira në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian që po mbahet në Bruksel.

Në një deklaratë nga intervista dhënë për KosovaPress, Nissinen deklaron se arkitektura e sigurisë ndërkombëtare po sfidohet shumë dhe kjo është arsyeja se pse bota ka nevojë për demokraci të forta, si Kosova dhe Finlanda.

Mes tjerash, ambasadori finlandez thekson se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, pasi situata e sigurisë në botë është mjaft shqetësuese.

“Për të filluar me analizën gjeopolitike, për momentin do të thosha se është mjaft shqetësuese në përgjithësi në botë, kemi aq shumë përshkallëzime dhe gjithashtu përshkallëzime të mundshme globale sa që personalisht jam mjaft i shqetësuar, duket sikur arkitektura e sigurisë ndërkombëtare po sfidohet shumë, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për demokraci të forta si Kosova dhe Finlanda për të mbrojtur këtë arkitekturë. Është e qartë se ngjarja më e rëndësishme dhe më vendimtare që po ndodh në këtë moment është agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës. Unë mendoj se ne, komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Dhe unë mendoj se kjo është një javë shumë e rëndësishme kur bëhet fjalë për vendimmarrjen evropiane, për vazhdimin e mbështetjes së fortë për Ukrainën, dhe shpresoj që të gjithë liderët të marrin vendime të mira të enjten dhe të premten”, thotë ai për KosovaPress.

Samiti i liderëve të BE-së po i vazhdon punimet edhe sot dhe nesër, ku temë diskutimi do të jetë lufta pushtuese e Rusisë ndaj Ukrainës, situata në Lindjen e Mesme, politika e zgjerimit të BE-së, si dhe disa çështje të tjera të BE-së.

Ndërkaq, dje (e mërkurë) në këtë samit është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, ku iu bë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Punëtorët në Kosovë edhe në vitin 2025 protestuan për paga më të larta

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Vdes Nexhat Daci, vlerësohet kontributi i tij

Opozitarët konsiderojnë dorëheqjen e përmendin reformat pas rezultatit në zgjedhje

Mbi 80% e votave të numëruara, votat për liderët e partive

Policia zvicerane njofton se rreth 40 persona kanë vdekur në zjarrin në Crans-Montana

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Të premten nis numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora

Maresca largohet nga Chelsea

Maresca largohet nga Chelsea

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën