TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Qeveritë e kaluara shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se korrupsioni ka qenë i pranishëm në shoqëri për vite me radhë, sipas tij për shkak të keqqeverisjeve të mëparshme.

Kurti, ka ngritur akuza kundër qeverive të kaluara duke thënë se shtetin e konsideronin si arkë për pasuri  personale e jo për mirëqenie kolektive.

“Sot ju drejtohem të gjithëve pa dallim, për të adresuar një çështje të rëndësisë madhore e që ka përcjellë shoqërinë tonë për vite me radhë, si pasojë e keqqeverisjes, mentalitetit të shëmtuar përfitues dhe idesë së shtrembur që e konsideron shtetin si arkë për pasuri personale e jo për mirëqenie kolektive. Pra: korrupsionin.

Sot, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, dua të theksoj rëndësinë e luftimit të korrupsionit, duke përkujtuar pasojat që të gjithë kemi ndier për vite me radhë, e që rezultuan me varfëri të skajshme në dobi të pasurimit të individëve e grupeve të interesit”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Kurti tha se nga ryshfeti deri te nepotizmi, “kemi qenë dëshmitarë të të gjithave – efektit koroziv në menaxhimin e financave publike, dëmtimit të cilësisë e sasisë të shërbimeve, regresit ekonomik e deri te humbja e besimit në institucionet e shtetit”.

Mes tjerash ai tha se Kosova është shteti më i zhvilluar në rajon për reformat e filluara në qëllim të zbatimit të sundimit të ligjit, sipas World Justice Project.

“Me nisjen e procesit të vetingut në sistemin gjyqësor e prokurorial kemi dëshmuar që duam dënim meritor për zyrtarët shtetërorë, qofshin ata gjyqtarë e prokurorë që nuk i shërbejnë qytetarit, e që kriminelët i dërgojnë të mbrohen nga liria kurse zyrtarët e pavarur profesional i mbajnë në paraburgim pa ngritur kurrë aktakuzë. Duam ngritje në detyrë për ata që i shërbejnë shtetit e profesionit kurse ndalim të atyre që përfitojnë në kurriz të qytetarit dhe biznesit”./teve1.info/

Tags: albin kurtiDita Ndërkombëtare Kundër KorrupsionitQeverisjet e kaluara
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

Zhvillimet e fundit politike pjesë e diskutimit mes Haxhiut e Giaufret

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

“Kuqezinjtë” gati për fitore në Varshavë

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

Peja – Ylli, finalja e Ligës Unike

Japonia fillon të nxjerrë në shitje rezervat e naftës

Japonia fillon të nxjerrë në shitje rezervat e naftës

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Haradinaj: Forcimi i ushtrisë dhe lidhjet me SHBA-në, garanci që tragjeditë si Krusha të mos përsëriten

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump i quan negociatorët iranianë “të çuditshëm”, u kërkon të tregohen seriozë

“Rikandidimi” i Vjosa Osmanit për presidente, cili është qëndrimi i partive në Kuvend?

Osmani refuzon të komentojë vendimin e Kushtetueses para mediave: Jemi deklaruar për tema të tjera

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

​Osmani apelon për drejtësi: Nuk do t’i harrojmë asnjëherë krimet e kryera në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën