Është në Listën e Zezë të SHBA-së. E ditë më parë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, lëshoi një fletarrestim.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe 11 persona të tjerë po akuzohen për sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Megjithëse rasti ku mbeti I vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ende nuk ka marrë epilog, institucionet e Kosovës në vazhdimësi po punojnë në këtë drejtim.
E meqenëse Kosova dhe Serbia nuk kanë një marrëveshje ligjore për ekstradimin e tyre, avokati Ardian Bajraktari nënvizon mundësinë për gjykim në mungesë.
“Jam optimist që në gjithsecilin variant, qoftë në gjykim me prezencën e tij qoftë gjykim në mungesë të tij ai do të ballafaqohet me akuza dhe në varësi të epilogut gjyqësor, në rast se i njëjti e me shumë gjasë do të marrë dënim, pastaj mbetet sfiduese çështja e ekzekutimit të dënimit, përkatësisht vendosja e tij prapa grilave”, tha avokati, Ardian Bajraktari.
Ndërkaq, avokati Arbër Jashari tregon se në momentin e parë që shtetasit serbë largohen nga Serbia, mund të barten lehtësisht në Kosovë.
“Këta persona kur do që të dalin jashtë Rep. të Serbisë mund të arrestohen dhe me kërkesë të Kosovës mund të ekstradohen në territorin e Rep. të Kosovës ku pastaj të përgjigjen penalisht për veprimet që i kanë kryer në dëm të Kosovës, sovranitetit dhe qytetarëve”, tha Jashari.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj qysh prej sulmit në Bansjkë të Zveçanit nga persona të armatosur, akt ky i cili u kategorizua si terrorist.