TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

Të enjten Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ka bërë të ditur se po importojnë energji elektrike prej më shumë se një milion euro në ditë dhe se fajtor sipas tyre është Korporata Energjetike e Kosovës. Nga kjo e fundit e mohuan një gjë të tillë, por që asnjë nga këto kompani por as Qeveria nuk iu përgjigjën televizionit se si parashihet të zgjidhjet kjo çështje.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

Mbi një milionë euro në ditë është shuma që KEDS dhe KESCO thonë se po importojnë energji elektrike aktualisht.

Kjo u bë e ditur nga Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ku thanë se kjo po ndodhë për shkak të kërkesës më të madhe sesa të prodhimit, teksa fajtor lënë Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Prodhimi aktual është më i ulët se bilanci elektroenergjetik që na ishte paraqitur. Lidhur me këtë, ne kemi reaguar, duke kërkuar nga prodhuesi më i madh vendor, KEK-u, që t’i përmbahet planit, sepse çdo devijim nga plani, në këtë rast mbi 120 megavat në orë minus, paraqet barrë të rëndë për dy kompanitë dhe e vë në vështirësi komplet sistemin elektroenergjetik”, thuhet në kumtesë.

E për këtë, ka reaguar KEK-u ku përmes një komunikateje të enjten, tha se nuk janë përgjegjës për furnizim dhe distribuim por vetëm prodhim.

“Lidhur me këtë çështje, ju bëjmë me dije se KEK sipas marrëveshjes për furnizim me shumicë krijon obligim kontraktual, përkatësisht të nominojë (deklarojë) VETËM njësitë gjeneruese që ka në dispozicion në baza ditore dhe atë një ditë para. Tutje, për hire të korrektësisë dhe qartësimit të opinionit, KEK rithekson se bazuar në kushtet e licencave të gjenerimit, obligimi i KEK-ut mbetet vetëm prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa obligimi i KESCO është FURNIZIMI i konsumatorëve me energji elektrike. Andaj, konsiderojmë se adresimi i KESCO dhe KEDS përmes mjeteve të informimit përveç se nuk ka pasqyruar gjendjen reale, ka shkaktuar edhe huti në opinion”, thuhet në komunikatë.

Tëvë1 ka kërkuar sqarime nga këto dy kompani se a janë duke u evituar këto pengesa në mënyrë që mos të ketë reduktime të rrymës te qytetarët, por që gjatë ditës asnjë nga këto nuk kanë kthyer përgjigje.

E njohësi i fushës së energjisë, tregon disa hapa për evitimin e këtyre problemeve me furnizim me energji elektrike.

Televizioni ka tentuar po ashtu të marrë përgjigje edhe nga Qeveria e Kosovës se a do të përballen qytetarët me mungesë të energjisë elektrike gjatë këtij sezoni, por nga Ministria e Ekonomisë nuk kanë qenë të qasshëm.

Tags: Energjia ElektrikeKedsKEK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën