TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“FIT” nesër në protestë, Sylejmani: Kërkesa është e ngutshme

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
“FIT” nesër në protestë, Sylejmani: Kërkesa është e ngutshme

Njësiti Special Intervenues dhe njësitet e tjera elitare të Policisë së Kosovës, nesër kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë Rrahman Sylejmani, kolonel në pension i Policisë së Kosovës, thotë se kërkesa e Njësitit Special Interevenues është e ngutshme.

Sipas tij, “FIT” nuk ka dashur që problemi i tyre të trajtohet në pakon e përgjithshme të problemeve që i ka paraqitur Sindikata e Policisë së Kosovës.

“Kërkesa e ‘FIT’-it për mua është e ngutshme, ata nuk kanë dashur që problemi i tyre të trajtohet në atë pakon e përgjithshme, me të gjitha problemet që i ka paraqitur edhe Sindikata e Policisë në parlament. Këta me atë qëllimin e tyre çka e kanë deklaruar edhe në protestën e parë edhe gjatë takimit të kryeministrit, po kërkojnë që të llogariten si lloj ekspertësh, e ekspertë Policia e Kosovës i ka, por i ka në kuadër të IT-së, në kuadër të pajisjeve që i kemi sofistikuar brenda policisë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sylejmani thotë se i pakënaqur nuk është vetëm “FIT”, por të gjitha njësitë.

“Unë po shoh reagimet e njësisë FIT që kanë qenë në protestën e parë, tash e kanë paralajmëruar edhe për nesër. Të pakënaqur nuk janë vetëm ata, që të gjithë janë të pakënaqur, nuk janë aty ku kanë qenë e mos të flasim për ndonjë progres në rritje, as të koeficientit, as të rritjes së koeficientit, as të pagës totale. Duhet të dallohen shtesat e rrezikshmërisë me punët që janë jashtë orarit të punës. Shpesh ka ndodhur që edhe kryeministri ta përdorë atë justifikim të pavend, sepse ndodh që edhe dikush i ka marrë edhe 2, 3 mijë euro, nuk e mohoj atë fakt, por nëse ai ka qëndruar atje natë e ditë normal që i kanë takuar se i ka bërë orët shtesë”, tha ai.

Tutje, ai tha se nëse “FIT” vazhdon në këtë mënyrë të veçantë dhe të mos t’i ndajë fatin me zyrtarët policorë të tjerë, “ jam dakord që ata ta kenë nivelin e rrezikshmërisë më të lartë, sepse janë njësi elite dhe shkojnë në rrezikshmëri më të lartë”.

Protestës së “FIT”-it do të i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri.

“Po, do të jemi nga ora 12:00. Nesër e merrni vesh kërkesat tona”, ka deklaruar ai duke mos dashur që të jap më tepër detaje.

Pjesëtarët e NJSI-së kanë protestuar edhe më 1 nëntor për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.

Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë./teve1.info/

Tags: FITProtestaRrahman Sylejmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së sipas rezultateve preliminare

Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Gjykimi i ish-krerëve në Hagë, Behrami: Shtyrja e verdiktit është kalkulim politik, vendimi të merret brenda afatit

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Behrami: Kurti e urren vetën në natën që e pranoi marrëveshjen e Ohrit, frikacak e s’di të qeverisë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

​Trump i thotë Kongresit se armëpushimi do të thotë se nuk ka nevojë për miratimin e tyre për luftën me Iranin

Emisioni “Info Nata” 01.05.2026

Emisioni “Info Nata” 01.05.2026

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

U aksidentua në vendin e punës, vdes shqiptari në Itali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën