TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova “ngelë” në testin PISA

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Kosova “ngelë” në testin PISA

U rendit në fund të listës.

E krahasuar me të dhënat e testimit paraprak të PISA-s, Kosova kësaj radhe pati edhe më pak pikë.

Në matematikë Kosova u rendit në vendin e 74 nga 80 vende, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Në lexim u rendit e 76-ta, kurse në shkencë në vendin e 77-të.

E për këto rezultate, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci fajësoj pandeminë COVID-19.

“Në vitin 2022 kemi pas një situatë pas pandemisë me një adaptim dy vjeçar ku mësimi zhvillohej me vështirësi të mëdha nga distanca me ndërprerje jo të vogla dhe kjo ka ndikuar që për shkak të situatës me pandeminë, nxënësit kanë pësuar rënie në mësim nxënie dhe këto janë dëshmuar në studime të ndryshme. Kjo është treguar edhe në rezultatet e testit Pisa në përgjithësi, jo vetëm në vendet e rajonit por edhe te ne…”, tha ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Këtë qëndrim të ministres nuk e sheh të arsyeshë, njohësi i arsimit, Ismet Potera.

“Nuk është dallimi shumë i madh para pandemisë dhe pas pandemisë, dmth është problemi në strukturë, në sistem që duhet të ndryshojë, sidomos në qasjen ndaj mësimdhënies e cila është problematike, kështu që këtu duhet të investohet”, tha njohësi i arsimit, Ismet Potera.

Ky rezultat nuk ka qenë i befasishëm për Drejtorin e Institutit për Studime në Edukim “EdGuard” , Rinor Qehaja.

“Ky rezultat është reflektim shumë i sinqertë dhe statistikisht valid i cilësisë së vërtetë të arsimit në vendin tonë. Pra Kosova mungon në mësimdhënie cilësore, e cila po reflektohet mandej edhe në teste të standardizuar ndërkombëtare si ky i PISA-s”, u shpreh drejtori i Institutit për Studime në Edukim “EdGuard”, Rinor Qehaja.

Mirëpo sipas SBASHK-ut, ky testim nuk pasqyron gjendjen reale të arsimit në vend.

“Konsideroj se problem është edhe vet kurrikuli, konsideroj se edhe vet tekstet shkollore nuk korrespondojnë me kurrikulin dhe e kam një bindje se as vet kurrikuli nuk i kërkon ato punë e angazhime të mësimdhënësit të cilat do të jepnin rezultate të mirëfillta në testin PISA. Nuk duhet të jemi tepër të dëshpëruar, nuk është krejt ajo që e pasqyron gjendjen. Gjendja është më e mirë në arsim se sa me testin PISA por ne duhet të bëjmë luftë që të jemi edhe më të mirë”, tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

PISA 2022 ka qenë cikli i tretë për Kosovën, teksa fusha kryesore ka qenë matematika dhe në të kanë marr pjesë 6027 nxënës 229 shkolla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

Rama: Bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytit

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

​Anulohet seanca për rastin e Nagip Krasniqit, shkak avancimi i kryetarit të trupit gjykues

Policia në Pejë thirrje autolarjeve: Kujdes në derdhjen e ujërave, po shkaktoni ngrica

Tre të vdekur si pasojë e një aksidenti në Turqi

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Anulohet seanca në rastin e njohur si “53-milionëshi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën