TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu thotë se Kurti ka pasur informacione per organizimin e Radoiçiqit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Albin Kurti një kryeministër supermashtrues

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se duhet të kërkohet llogari nga Qeveria Kurti e cila sipas tij, e ka sjellë Kosovën në një situatë të tillë, ku për herë të parë pas çlirimit Serbia me mjete të motorizuara hynë në territorin e Kosovës.

Haxhiu në Tëvë1, deklaroi se në të kaluarën shteti serb nuk guxonte të ndërmerrte veprime të tilla.

“Duhet të kërkohet llogari nga Qeveria e Kosovës që na solli në një situatë të tillë, cilat janë hapat e gabuar që kjo Qeveri i mori dhe që e solli situatën në gjendje të tillë, ku për herë të parë pas çlirimit çizmja e Serbisë, uniforma e Serbisë dhe mjetet e motorizuara të Serbisë hynë në Kosovë me Albin Kurtin në Qeveri. Pse në të kaluarën nuk kishte veprime të tilla, pse nuk guxonte asnjëherë Serbia të niste njësitë e saj paramilitare në Kosovë, sepse ishte një koordinim i mirëfilltë i institucioneve të Republikës së Kosovës me institucionet e sigurisë ndërkombëtare dhe raportet tona me partnerët ishin të fuqishme”, tha Haxhiu në emisionin “InfoNata”.

Derisa sipas Haxhiut, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pasë informacione edhe per sulmin terrorist në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës.

“Kurti ka pasë informacione edhe për organizimin e Radoiçiqit edhe për organizime të tjera të bandave të cilat veprojnë në atë pjesë veriore. Sepse në pozicionin të cilin e mbanë ai ka informacione nga institucionet tona të sigurisë, nga intelegjenca jonë por edhe nga intelegjenca ndërkombëtare. Ka pasë informacione që ka pasë grupe të armatosura edhe ka pasë informacione se kush i udhëheqë ato grupe. Pra nuk ka qenë që nuk ka qenë e ditur, pyetja është që duke i ditur gjithë këto informacione, si është lejuar të veprojë Radoiçiqi në pjesën veriore”, tha Haxhiu.

“Edhe Kurti edhe presidentja dhe të tjerët kanë pasë informacione se situata në pjesën veriore është shumë e brishtë. Prandaj do të duhej një koordinim shumë më i mirë me faktorin ndërkombëtarë të cilët duke e ditur situatën atje insistonin që të kishte një marrëveshje dhe një ulje të tensionit me qëllim të arritjes së dialogut me njohje reciproke”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohen 13 persona me urdhëresa të gjykatave në Pejë

Kallas i kërkon Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Kallas i kërkon Izraelit të ndalojë planin e vendbanimeve E1 në Bregun Perëndimor të pushtuar

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Ditari” 24.08.2026

“Ditari” 24.08.2026

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Huthët sulmojnë me raketa balistike një tanker saudit të naftës në Detin e Kuq

Huthët sulmojnë me raketa balistike një tanker saudit të naftës në Detin e Kuq

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën