TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”.

Stoltenberg, i cili arriti në Shkup pas vizitës në Beograd, tha se “siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n” dhe më këtë rast përmendi disa arsyeje që paraqesin “brengosje për aleancën”.

“Në Bosnjë Hercegovinë u paraqiten tensione dhe këtu inkurajoj liderët politikë që të përmbahen nga ndarjet dhe retorika secesioniste, ndërsa përpjekjet e tyre t’i orientojnë drejt pajtimit dhe të ardhmes paqësore”, tha kreu i NATO-s.

Në këtë kuadër, Stoltenberg foli edhe për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në Kosovë kohë më parë pamë incidente me dhunë serioze që përfshinte edhe sulme të papranueshme ndaj trupave paqësore të KFOR-it dhe ata që e bënë këtë duhet të përgjigjen. Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë me dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, pasi është mënyra e vetme drejt zgjidhjes e cila do të respektonte të drejtat e të gjitha bashkësive etnike”, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore.

Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë rajonale, miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për integrimin në Bashkimin Evropian.

Këtë mesazh ai ua përcolli edhe deputetëve në një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërkohë tha se institucionet do të bëjnë gjithçka për sigurinë rajonale, por edhe për arritjen e integrimit evropian si “rruga më e mirë e mundshme për të ardhmen e vendit”.

“Siguria rajonale është më rëndësi si asnjëherë më parë, andaj prioritet i yni mbetet integrimit evropian, para se gjithash i Maqedonisë së Veriut, por edhe i rajonit. Nuk duhet të kemi pengesa në këtë rrugë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që të bëjmë këtë rrugë deri në fund, deri në anëtarësimin tonë në BE, deri në vitin 2030”, deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri maqedonas tha se angazhimi për paqen, sigurinë dhe perspektivën e qytetarëve “nuk mundet dhe nuk guxon të pengohet nga kalkulimet politike të politikanëve destruktivë”.

Paraprakisht, Stoltenberg ka qëndruar në Sarajevë dhe Prishtinë. Shefi i NATO-s do ta përmbyllë turneun ballkanik me një takim të mërkurë në Shkup me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova përgatitet për balotazhin e 9 nëntorit: Mbi 1 mijë e 600 të rinj votojnë për herë të parë

Kosova përgatitet për balotazhin e 9 nëntorit: Mbi 1 mijë e 600 të rinj votojnë për herë të parë

Rritet numri i vizitorëve, këto janë vendet prej nga vijnë turistët

Rritet numri i vizitorëve, këto janë vendet prej nga vijnë turistët

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Vdekja e foshnjës njëvjeçare në Pejë nën hetime – Spitali mohon neglizhencën

‘All Natural’ nga Rita dhe Ylli publikohet edhe në YouTube

Çka thanë palët në seancën e fundit ndaj Shaqir Lutvijës, i akuzuar për krime lufte në Prizren?

Çka thanë palët në seancën e fundit ndaj Shaqir Lutvijës, i akuzuar për krime lufte në Prizren?

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Hyrja në fuqi e taksave ndaj CO2, paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën