TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shoqata e Shërbimit të Jashtëm numëron disa nga “shkeljet ligjore” në MPJD

nga tëvë1
21 Nëntor, 2023
0
A A
MPJD nuk ka informacione zyrtare për arrestimin e Valdrin Sahitit

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka numëruar disa nga shkeljet ligjore, që sipas tyre janë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sipas tyre, që nga janari i vitit 2022, pozita e sekretarit në MPJD është “uzurpuar” me zëvendësues, e që siç thonë ata, çdo vendim i nxjerrë pas kësaj periudhe ka pasoja juridike.

“Aktualisht në MPJD është një “Zëvendësues të Sekretarit të Përgjithshëm” i cili jashtëligjshëm (pa konkurs, i ngritur në pozite nga disa nivele më të ulëta dhe nga ish-Ministria e Diasporës pa përvojë në bërjen e politikës së jashtme) emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike dhe përnjëherë me Vendimin e Zëvendëskryeministres/Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës numër 08/2022 të datës 10.01.2022 caktohet zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së. Nga data 10 janar 2022 (Ligji nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, neni 35), pozita e “Sekretarit të Përgjithshëm” është “uzurpuar” me “zëvendësues” në kundërshtim me të gjitha normat dhe legjislacionin paraprak dhe atë aktual në fuqi të Republikës së Kosovës. Si rezultat, të gjitha vendimet e nxjerra nga “Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm” pas datës 10.01.2022 kanë pasoja juridike”, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje, nga kjo Shoqatë thonë se gjashtë departamente, nga 13 gjithsej, janë pa drejtorë.

“Metodat uzurpuese nuk ndalojnë vetëm me pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm pasi që për një përiudhë pothuajse dy vjeçare në MPJD në Prishtinë, sipas Rregullores (ZKM) nr. 01/2022, janë 13 Departamente kyçe, por 6 nga këto departamente nuk kanë Drejtorë. Pa drejtorë kanë qenë edhe departamente të fushace kryesore e të rëndësisë së lartë për vendin, si “Departamenti për Evropë, BE dhe Rajon”, “Departamenti për Amerika”, “Departamenti për NATO dhe Politika të Sigurisë”, “Departamenti për Diplomaci Publike”, “Protokolli i Shtetit”, “Departamenti për Çështje Ligjore dhe Traktate” etj. Është edhe më shumë shqetësuese, por mbi të gjitha jashtë çdo norme ligjore, centralizimi i këtyre fushave kryesore dhe të rëndësisë së lartë për vendin tek pozita e “Zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm”. Sipas Rregullores së njëjtë, këto departamente kanë 31 divizione (njësi vartëse). Fatkeqësisht, 9 divizione nuk kanë Udhëheqës, ndërkaq së fundmi janë emëruar 3 “Zëvendësues të Udhëheqësve të Divizionit” pa konkurs, pra pa konkurrencë të hapur në krahasim me kolegët që janë më kompetentë e kanë më shumë përvojë pune. Kjo nënkupton se përveç se rreth 40 % e divizioneve nuk kanë udhëheqës”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas Shoqatës Sindikale të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës “me aplikimin e metodave të tilla klandestine po ushtrohet pabarazi në punë dhe në karrierë duke shkelur kështu parimet bazë të Kushtetutës së vendit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Peci: S’kam thënë se Osmani ofron ftesa koti, është nxjerrë jashtë kontekstit

Kusari-Lila: S’ka pas dhe nuk do të ketë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në

Kusari-Lila: S’ka pas dhe nuk do të ketë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Dështon përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Voton kryeministri i Shqipërisë: Sot është fjala e popullit

Voton kryeministri i Shqipërisë: Sot është fjala e popullit

Putin propozon bisedime direkte me Ukrainën në Stamboll

Putin propozon bisedime direkte me Ukrainën në Stamboll

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Krasniqi: Me këtë qasje do të jemi pa institucione për një kohë të gjatë

Voton Berisha: Do kemi një Ditë të dytë Vere

Voton Berisha: Do kemi një Ditë të dytë Vere

Dështon përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X