TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autobusi që njerëzit e famshëm përdorin në turnetë e tyre

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Autobusi që njerëzit e famshëm përdorin në turnetë e tyre

Kur yjet e preferuar vendosin të bëjnë turne nëpër pjesët e SHBA-së, atëherë alternativa më e mirë për të lëvizur nga qyteti në qytet janë autobusët e Dreamliner Luxury Coaches .

Dreamliner Luxury Coaches është i vendosur në Nashville, Tennessee. Duke parë nevojat e këngëtarëve në turnetë e tyre, kjo kompani shfrytëzoi rastin për t’u siguruar atyre një shtëpi larg shtëpisë, në formën e një autobusi.

Ideja për kompaninë lindi gjatë pandemisë së koronavirusit. Në vitin 2020, themeluesi Rich Tomson bleu 12 autobusë turistikë nga pronari i tyre, i cili donte të shlyente disa borxhe personale. Tre vite më vonë, Tomson ka arritur të ketë një flotë prej 190 autobusësh, ndërsa në klientelën e tij mund të gjeni disa nga yjet më të njohur, si Drake, Olivia Rodrigo dhe The Weeknd.

CEO i Dreamliner Luxury Coaches, Jeremy Maul, thotë për businessinsider.com se këngëtarët e muzikës country marrin me qira çdo vit për turnetë e tyre dhe ai thekson se ka ndihmuar The Weeknd gjatë gjithë turneut të tij në SHBA. Edhe ekipi i Taylor Swift ka kontaktuar me kompaninë, megjithatë këngëtarja ka preferuar të udhëtojë me avionin e saj privat .

Brendësia e autobusëve nuk është aspak si autobusët e zakonshëm që është mësuar t’i shohë një i vdekshëm i zakonshëm. Autobusët e mëdhenj Dreamliner kanë një dhomë ndjenje, një TV dhe madje edhe një kuzhinë të vogël .

Përveç personazheve të famshëm, kompania punon edhe me klientë që duan të marrin me qira autobusët për evente , si takime dhe udhëtime pune. Këto “dhoma të jashtëzakonshme hoteli me rrota”, siç u referohen atyre, janë aq të njohura sa Thomson thotë se flota e Dreamliner është në rrugë rreth 300 ditë në vit, me një turne mesatar që zgjat rreth 60 ditë.

CEO i Dreamliner thotë se këta autobusë kushtojnë 1.5 deri në 2 milionë dollarë secili. Qiraja për një autobus “yll”, me shërbim të plotë, fillon nga 50,000 dollarë në muaj. Në këtë çmim përfshihen gjërat e domosdoshme si shofer, benzinë, shërbime pastrimi dhe WiFi.

Jeremy Maul thotë se Dreamliner dëshiron të zgjerohet edhe më tej, me hapin tjetër të kompanisë që të shtojë aeroplanë dhe kamionë në flotën e saj./abcnews.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mercedes-AMG GT bëhet elektrik me 1169 kuaj-fuqi

Mercedes-AMG GT bëhet elektrik me 1169 kuaj-fuqi

Juria hedh poshtë padinë e Elon Musk kundër OpenAI dhe shefit të saj Sam Altman

Juria hedh poshtë padinë e Elon Musk kundër OpenAI dhe shefit të saj Sam Altman

Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike

Mazda shtyn prezantimin e veturës së parë elektrike

Instagram lançon Instants për ndarjen e fotove të përkohshme me njerëz specifikë!

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Komuna e Prishtinës njofton për Shërbime Falas Shëndetësore në Germi, çdo të shtunë

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

Punëtorët teknikë pezullojnë grevën

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

“Do të përdoret karrota dhe shkopi” – Qeveria paralajmëron masa për menaxhimin e mbeturinave, ndan 1 milion euro

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

“Dallaveret me njehsorët” – MINT gjobit KEDS-in me 40 mijë euro

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

“Beogradi po ushtron presion ndaj serbëve në Kosovë”, Kurti flet pas arrestimeve në Graçanicë

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

Lushtaku padit për shpifje Albin Kurtin: Do të përballet me përgjegjësi para ligjit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën