TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpërthimi në veri nuk i frikësoi qytetarët serbë, vazhdon konvertimi i targave

Afër qendrës për kontrollin teknik të automjeteve në Mitrovicën Veriore pati një shpërthim mbrëmjen e së mërkurës. Nga ky shpërthim pati vetëm dëme materiale. E kjo nuk po i ndal qytetarët serbë që ta vazhdojnë konvertimin e targave ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

by Fidan Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Shpërthimi në veri nuk i frikësoi qytetarët serbë, vazhdon konvertimi i targave

Radha i erdhi pothuajse në përfundim të orarit të punës.

Është ky vetëm njëri nga automjetet që të premten arriti ta kryente kontrollin teknik në Mitrovicën Veriore.

E dhjetëra të tjerë këtij procesi iu nënshtruan gjatë të premtes.

Krejt kjo para se përfundimisht t’i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

Por, fluksin e madh të makinave që po vijnë këtu, dikush tentoi ta pengonte të mërkurën mbrëma. Pikërisht në hyrje të kësaj kontrolle teknike hodhi një granatë dore.

Nga qendra e kontrollit teknik të automjeteve në Mitrovicë të Veriut, nuk kanë pranuar të prononcohen për media.

Ndërkohë, detaje për këtë rast dha zëvendësdrejtori i policisë në veriun e Kosovës, Veton Elshani.

“Para orës 12 të natës, ka ndodh një shpërthim nga një granatë dore është hedhur  e tipit M75 e cila ka shkaktuar dëme të vogla materiale, nuk ka pas dëmë në njerëz. Qendra e kontrollit teknik vazhdon punën në mënyrë të rregullt”, tha Elshani.

Por, sipas Elshanit kjo nuk i frikësoi qytetarët serbë.

Vetëm të premten afër 100 automjeteve iu kthyen targat në RKS.

“Numri total prej 1 nëntorit e deri sot është 1 mijë 854. Duke marrë parasysh edhe 850 vetura të cilat janë regjistruar nder vite, atëherë numri i përgjithshëm i konvertimit të targave ka shkuar në mbi 2 mijë e 500”, tha ai.

Ndryshe, afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, përfundon me 1 dhjetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria miraton projektbuxhetin me premtimin për rritje pagash

Qeveria në detyrë mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026, kufizime të përkohshme të trafikut më 24 dhe 25 qershor

Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026, kufizime të përkohshme të trafikut më 24 dhe 25 qershor

E marta me diell dhe vranësira

E mërkura mot me diell dhe vranësira

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

​Messi mbush 39 vjet

Anglia barazon me Ganën

Haziri: Implementimi i zgjedhjeve kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse

Haziri: Implementimi i zgjedhjeve kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën