Cole Palmer është promovuar te Anglia U21, por tani sulmuesi i Chelseat që shënojë një gol të vonshëm ndaj Man City të dielën. Palmer tani do të dëshirojë të shfrytëzojë mundësinë për ti bërë përshtypje Gareth Southgate në kualifikueset e Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut
Palmer beson se ngritja e tij të njomakët e Anglisë, u bë shkak edhe shitja e tij nga Manchester City te Chelsea, por vetë futbollisti nuk është se ka rënë dakord fillimisht për kalimin e tij të blutë e Londrës.
Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë një zbulim nën-urdhërat e trajnerit Mauricio Pochettino, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime gjatë tetë paraqitjeve në Premier League që nga transferimi në Stamford Bridge.
21-vjeçari do të shpresojë të mbyllë një fillim të mirë të sezonit duke bërë debutimin e tij për ekipin e parë te Anglisë ndaj kundërshtarëve si Maqedonia e Veriut dhe Maltës me të cilën e mbyllë fushatën kualifikuese për në Evropianin 2024, edhe pse “Tre Luanët” tani më vetëm se kanë siguruar kalimin në turneun e vitit të ardhshëm për shtete që zhvillohet në Gjermani. Megjithatë, Palmer thotë se është i fokusuar për përformanca brilante të blutë e Londrës, derisa është shprehur mirënjohës për trajnerin Pep Guardiola.
“Ju e dini sa menaxher i mirë është Pep [Guardiola] dhe ai më dha mundësinë për të promovuar karrierën time, kështu që unë do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tij. Kush e di se çfarë do të kishte ndodhur po të kisha qëndruar… ndoshta do të kisha luajtur më shumë, ndoshta jo. Por vendimi për t’u transferuar te Chelsea, deri tani, po jep rezultate pozitive. Ishte një vendim vërtet i vështirë dhe nuk e dija se çfarë do të bëja. Por me konkurrencën që është atje, lojtarët që ata kanë dhe ata që kanë nënshkruar, mendoj se unë bëra zgjedhjen time të mirë”, tha Palmer, derisa tutje anësori i bluve te Londrës para vendimit për të shkuar te Chelsea thotë se kishte folur me një numër të madh njerëzish për vendimin e tij.
“Unë po flisja me njerëzit për Chelsea, fola edhe me babin tim, por me të vërtetë nuk dija çfarë të bëja. Po mendoja për këtë për çdo ditë. Në fund, ndjeva se për karrierën time më duhej të largohesha për të pasur me shumë minutazh kohore. Ishte një lëvizje e madhe për mua pasi nuk kisha qenë kurrë jashtë Mançesterit. Nuk kisha qenë në huazim apo diçka të tillë, kështu që të transferohesha këtu vetëm ishte një gjë e madhe. Kur mbërrita, ishte e vështirë. pasi qëndroja në një hotel, por tani jam vendosur në një shtëpi”, tha Palmer.
Sulmuesi anësor i Chelsea shprehet ndër të tjera se nuk e kishte as në mendje thirrjen nga ekipi i parë i Anglisë, por pas përfundimit të ndeshjes brilante ndaj Manchester City mori një telefonatë që i ndryshojë mendjen për përfaqësuar ekipin e parë te Anglisë.
“As që po mendoja për një thirrje nga Anglia kur shkova për herë të parë në Chelsea. Doja vetëm një mundësi më shumë për të provuar veten. Të thirresh është vetëm një bonus shtesë. E mora lajmin menjëherë pas ndeshjes [kundër Manchester Cityt]. Telefoni im po çmendej sepse kam disa tifozë të Cityt që janë shokë dhe familje. Pra, e lexova… dhe pastaj përsëri e lexova konfirmimin. I telefonova babait tim menjëherë dhe ai ishte me mamin tim, teksa ishin të parët që ia komunikova ftesën”, tha Palmer.
Palmer pasi tani ka marrë ftesën nga ekipi i Anglisë, në mendje ka edhe të shënojë gol që në debutimin e tij.
“Do të përpiqem të bëj ndikimin më të madh të mundshëm, duke krijuar shanse dhe shpresoj të shënoj”, tha Palmer, i cili i është mirënjohës babait të tij Jermaine, i cili e mbështeti për të qenë një futbollist profesionist.
Ezri Konsa i bashkohet Palmerit dhe Lewis-it në listën e re te Southgate, që janë edhe për zëvendësues te Bellingham dhe Colwill, duke qenë në grupin e 23 lojtarëve për ndeshjen në shtëpi kundër Maltës dhe udhëtimin në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo Palmer thotë se me shumë kërkon të jetë i fokusuar në përformancën e tij me klubin se a do të jetë në listën e Southgate në evropianin e ardhshëm.
“Do të doja të shkoja në Euro, por së pari duhet të luaj mirë të klubi im”, shtoi Palmer, i cili ishte befasuar që Raheem Sterling nuk ishte pjesë e skuadrës, duke parë ndikimin e tij në rezultatet pozitive te Chelsea në ndeshjet e fundit.