TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dëmet demografike nga vonesa e regjistrimit të popullsisë

Pas shtyrjes të afatit të parë, regjistrimi i popullsisë do duhej të fillonte me 1 nëntor, por që as kësaj here nuk nisi. E kjo vonesë, sipas njohësve të fushës qoftë në aspektin demografik, apo edhe ligjor është e papranueshme, nisur nga fakti se përgjatë viteve të fundit janë shënuar ndryshime negative në strukturën e popullsisë.

nga Valeza Sylejmani
9 Nëntor, 2023
0
A A
Shkurorëzimet e çifteve, ekspertët tregojnë si ndikon divorci te fëmijët

Qysh prej vitit 2022, regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të fillonte në shtator të këtij viti.

Por si shkak i mungesës së materialeve të planifikuara, ky proces është shtyer për muajin nëntor.

Megjithatë edhe këtë muaj, regjistrimi nuk nisi.

E sipas sociologut Bekim Selishta, në rast se regjistrimi i popullsisë nuk fillon brenda një periudhe të afërt kohore, kushtet atmosferike e liberalizimi i vizave do të ndikojnë në saktësi.

Nëse i afrohemi sa më shumë dimrit, kushtet atmosferike ndikojnë sepse lëvizja prej vendbanimeve urbane në rurale, mandej pas liberalizimit gjasat janë shumë të mëdha që të ketë më pak banorë rezidentë që i kemi. Nëse i vizitojnë në shtëpi e nuk i gjejnë, i shkruajnë që nuk ekzistojnë, do të jetë si në procesin e parë që mendoj se ka qenë proces i dështuar”, thotë ai.

Tutje, Selishta thekson se popullsia ka shënuar rënie përgjatë shtatë viteve të fundit, e që kjo ndikon negativisht në vend.

“Struktura e popullisë , demografia tek ne ka ndryshuar jo për rritje po për të keq, rënie sepse nataliteti ka rënie të mëdha…… Ne kemi dy rënie, atë biologjike dhe natyrale. Këto janë dy faktorët që shihen tek shteti jonë dhe po ndikojnë negativisht sepse tash shumica që po ikin nga vendi janë gjeneratat e reja dhe të mesme, kryesisht persona të kualifikum. Për shtetin kjo paraqet pengesa dhe rrezik nëse popullata e kualifikuar dhe e re largohet është humbje e madhe”, thotë ai.

Edhe avokati në Institutin “Clard”, Anton Nrecaj kërkon fillimin e porcesit të regjistrimit.

“Mund të shtyhet procesi por që duhet të shtyhet dhe argumentohet me një vendim nga institucionet e qeverisë, por nuk mund të shtyhet në pakufi dhe në afat të pacaktuar sepse kjo nënkupton që mund të shtyhet për 10 vite. Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet jo më shumë se gjashtë muaj…… Kjo është e pa pranushme sepse edhe në rejistrimin e fundit kemi pas probleme të tilla, edhe tash kemi problem të tilla”, shprehet Nrecaj.

Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me shtyerjen e dyfishtë të procesit të regjitrimit mirëpo të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjjen.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011 ku numri i banorëve ishte 1.8 milionë pa përfshierjen e banorëve të komunave më shumicë serbë në veri të vendit.

Ndërsa, regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Kreu i KQZ-së thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajtje

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Auto Draft

Nga kompania më madhe e tregtimit të Kriptovalutave shprehen të habitur me atë çfarë panë në Kosovë

Auto Draft

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Osmani: Kosova e bekuar të ketë në krah Austrinë në rrugën e integrimit euro-atlantik

Auto Draft

 Vendimi i KGJK-së për pushim, avokatët me mendime ndryshe për efektshmërinë e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X